​Ronaldo gjithnjë e më afër Napoli-t

    E ardhmja e Cristiano Ronaldo-s duket se nuk do të jetë në Manchester United, por në Serie-A, përkatësisht te Napoli.

    Sipas “Corriere dello Sport”, Aurelio De Laurentiis do të takohet sot me drejtorët e Napolit në një takim vendimtar për Victor Osimhen, Cristiano Ronaldo, Keylor Navas dhe Fabian Ruiz.

    “Partenopei” kanë kompletuar disa nënshkrime këtë verë, por më shumë pritet të vijnë në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

    Të gjithë sytë janë në marrëveshjet e mundshme me Manchester United që janë të interesuar për Victor Osimhen. Napoli thuhet se është i hapur për të shitur reprezentuesin nigerian për më shumë se 100 milionë euro dhe do ta huazonte Ronaldo-n me të paktën 80-85% të pagës së tij të paguar nga “Djajtë e Kuq”.

    Ronaldo ka dhënë dritën jeshile për t’iu bashkuar Napolit dhe agjenti i tij Jorge Mendes po punon për marrëveshjen nga Anglia. Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti tha të dielën se do të ishte e vështirë për skuadrën e tij të refuzonte një ofertë që kalon 100 milionë euro, por këmbënguli që Osimhen dëshiron të luajë futboll në Ligën e Kampionëve me klubin e tij aktual.

    Mbetet për t’u parë nëse United do të investojë më shumë se 100 milionë euro në Osimhen dhe do të paguajë një pjesë të pagës së Ronaldo-s pas nënshkrimit të Antony nga Ajaxi, gjithashtu për rreth 100 milionë euro.

    De Laurentiis do të diskutojë marrëveshjet e mundshme me krahun e tij të djathtë Andrea Chiavelli dhe drejtorin sportiv të Napoli-t, Cristiano Giuntoli sot.

    Lajmi Paraprak

    Transport pa dokumentacion përkatës, dënime për kompanitë e autobusëve nga Shkupi, Tetova dhe Kumanova

    Lajmi i rradhës

    Çfarë pasurie ka deklaruar Trajçe Pelivanov, i cili po zëvendëson Vilma Ruskovskën?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë