Çfarë shërbime ofrojnë në të vërtetë qendrat e masazhit në Kosovë?

    Me dhjetëra qendra masazhi veprojnë në kryeqytet. Veprimtarinë, shumë prej tyre e reklamojnë edhe në rrjete sociale, ku në disa raste, imazhet e publikuara nuk përkojnë me qendra masazhi tipike, ndërsa klientë të disa prej këtyre qendrave, pohojnë se u janë ofruar edhe shërbime seksuale.

    Mjafton që në rrjete sociale të shkruhet fjala “masazh” dhe opsionet që ofrohen janë të panumërta.

    Aty shfaqen fotografi të vajzave, në të cilat gjenden edhe numra telefoni.

    Televizioni Dukagjini ka thirrur disa prej numrave kontaktues të ofruar. Në telefonatë tregohet çmimi dhe koha për shërbimet e ofruara. Por personi që hap telefonin thotë se shërbimi i vetëm që kryhet aty është masazhi.

    Biseda me qendrën e mesazhit:

    Pyetja: E pashë qetu Tropoja që po shkruan, a mundem te kjo.

    Përgjigja: Po.

    Pyetja: A  ka veç masazh a edhe shërbime tjera.

    Përgjigja: Veç masazh

    Mbyllet telefoni…

    Një qendër tjetër masazhi tregon çmimin dhe kohëzgjatjen e shërbimit.

    Pyetja: E pash këtu në Instagram për masazh, kur e hapni e ku e keni lokacionin ?”

    Përgjigja: “Unë tanë ditën punoj deri në 12 në mbrëmje, jam në Prishtinë te **** **** . Një orë është 30 euro. Gjysmë ore 20 euro. Veç kallxom para dy ore se mundem me pas ndonjë termin”.

    Por, për televizionin ka folur një klient i këtyre qendrave i cili ka kërkuar që t’i fshihet identiteti dhe sipas tij, aty ofrohen edhe shërbime seksuale, pavarësisht që fillimisht kishin thënë që aty bëhet vetëm masazh.

    “Unë faqen e kam gjetur në snapchat, aty kam hy, kam kontaku. Më është paraqitur dikush edhe më kanë thanë që është qendër për masazh jo diçka më shumë. Aty kam ra në kontakt edhe kam shkuar”, ka deklaruar klienti anonim.

    Por, ndryshe kishte ndodhur kur ka arritur në atë qendër.

    “Pasi që kam bërë pagesën në recepcion, kam hyrë brenda e mu ka paraqitë ajo çika. Në shikim të parë nuk më është dukur masazhere profesionale. Tani jam ulë, jam shtri, ka filluar me një masazh të lehtë. Pastaj ajo pranoi qe me vazhduar ndryshe. E kam paguar 20 euro. Si njerëz jemi marrë vesh”, ka deklaruar klienti anonim.

    Në rrjete sociale, vajzat kanë edhe nofka të bashkëngjitur me një numër telefoni, përmes të cilit thuhet që mund të caktohet edhe termini.

    Një prej këtyre qendrave të masazhit, figuron të jetë e regjistruar edhe në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, por numri që figuron të jetë i pronarit, nuk ka qenë i qasshëm.

    Këtë javë, Policia e Kosovës ka arrestuar tri gra, nën dyshimin se të njëjtat kishin pranuar para për shërbime seksuale.

    E, gjithë ngjarja dyshohet të këtë ndodhur në një sallon masazhi në Gjilan, ku mes të arrestuarave, ka qenë edhe pronarja e biznesit.

    Vetëm gjatë vitit të kaluar, Policia e Kosovës, kishte mbyllur 58 qendra të tilla, pas inspektimeve që ishin bërë në bashkëpunim me inspektorët, ndërsa nën dyshimin për mundësim, detyrim në prostitucion ose ofrim të lokaleve për këtë qëllim, ishin arrestuar 21 persona./RTV Dukagjini/

    Lajmi Paraprak

    Për sa milionë Arsenali po e shet Granit Xhakën

    Lajmi i rradhës

    A do të shpëtojnë borxhlinjtë në RMV nga kamatat ndëshkuese?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë