Çfarë shifrash kap dëmi i shkaktuar nga zjarri në Tetovë?!

    Zjarri i djeshëm në depotë e kompanisë për materiale ndërtimore “PoFix” në Tetovë mobilizoi institucionet vendore dhe jo vetëm për të dalë në ndihmë në shuarjen e flakëve.

    Sot, kur zjarri është shuar plotësisht, pronari i kompanisë në fjalë ka dhënë një deklaratë të shkurtër për televizionin Klan Macedonia, duke falenderuar të gjithë ata që kontribuan në shuarjen e zjarrit.

    “Falenderoj qeverinë, komunën, organet përgjegjëse, zjarrfikësit, shqiptarë e maqedonas, si dhe çdo person tjetër që dha kontribut në shuarjen e zjarrit, që erdhen dhe na ndihmuan në këtë situatë kritike”, tha ai.

    I pyetur se sa është dëmi i shkaktuar nga zjarri, pronari tha se dëmët kapin shifra të larta.

    “Dëmet janë të mëdha, mund të them 12 deri ne 13 milion euro”, potencoi pronari i kompanisë.

    Kujtojmë se për shuarjen e zjarrit u angazhuan mbi 150 zjarrfikës nga shumë qytete të Maqedonisë, disa pjestarë nga ushtria e vendit si dhe disa qytetarë të cilët vullnetarisht u angazhuan në shuarjen e flakëve.

    LEXO LAJMIN E PLOTË PËR ZJARRIN NË TETOVË

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Në qeverinë e ardhshme do të bëjmë atë që po bëjmë sot në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Borrell: Sanksionet e BE-së do të nxisin uljen e çmimit të naftës ruse

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë