Kasami: Në qeverinë e ardhshme do të bëjmë atë që po bëjmë sot në Tetovë

    Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami në “ClickPlus” në TV21 tha se nesër kur ata si parti do të vijnë në pushtet, nuk do të bëjnë as më shumë e as më pak, atë që po bën ai në Tetovë, dmth konsolidimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve. Ai theksoi se shqiptarët, jo vetëm në Tetovë, mezi presin rotacionin e pushtetit, përcjell Nistori.

    “Ne në qeverinë e ardhshme do të bëjmë atë që po bëjmë sot në Tetovë, konsolidimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve. Nëse e marrim shembullin në katrahurës që e la BDI-ja Tetovën. Unë mund ta imagjinoj se cila është gjendja e shqiptarëve në nivel qendror. Si në aspektin kolektiv edhe atë të të gjithë administratorëve, bizneseve ku janë të ndërlidhur me pushtetin qendror. Shqiptarët janë në një gjendje të mjerueshëm dhe mezi presin rotacionin e pushtetit”, tha Kasami.

    Kasami: Zgjedhje të parakohshme në vjeshtë

    “Ne vlerësojmë se në afat rekord, që në vjeshtë të këtij viti, do të ishte periudha më adekuate që mos humbim më shumë kohë, që të kemi një qeveri e cila do të merrte përgjgësitë e saja për zgjidhjen e problemeve me shtet fqinje. Mos flasim për shpresa dhe deklarata boshe për hapjen e negociatave dhe të kemi një përballje dhe një zgjidhje për krizën ekonomike.” – theksoi Kasami.

    Bashkëpunimi me Aleancën për Shqiptarët, nuk janë vetëm fjalë

    “Nuk janë vetëm fjalë. Fillimisht unë mund të siguroj përkushtimin e Lëvizjes Besa, që duhet të kemi një bashkëpunim që njëherë e përgjithmonë të kemi një rrotacion të pushtetit të munguar për 20 vjet te pjesa shqiptare. Po, këtë herë e shoh edhe një gatishmëri nga Aleanca për Shqiptarët, përfundimisht duhet të kemi një bashkëpunim”- shtoi kryetari i komunës së Tetovës.

    Gjetëm një transport publik “fantom”, shoferët nuk ishin të paraqitur

    “Gjetëm një transport publik “fantom” në Tetovë. Qarkullonin shoferë të paregjistruar të pasiguruar dhe të pa certifikuar. Një ndërmarrje që mos dashtë zoti të ndodhte ndonjë tragjedi, ne nuk dinim kujt t’ia kërkonim përgjegjësinë dhe sot ajo ndërmarrje po qarkullon me të gjitha parametrat, ku shoferët janë të siguruar dhe të certifikuar në mënyrë adekuate”, tha Kasami.

    Përmbytjet në Tetovë, Kasami bën përgjegjës “garniturën” e vjetër të kësaj komune

    “Komuna e Tetovës me ndërmarrjet publike të kësaj komune kanë faj për atë që ndodhi dje në qytetin e Tetovës me vërshimet e shumta që paralizuan gati qytetin. Para shumë vitesh UNDP-ja ka pasur një studim fizibiliteti ku janë evidentuar pikat kritike të kanalizimeve dhe ndërkohe gjithë këto vite nuk është intervenuar, unë nuk e di nëse duhet të shtojmë ku është përgjegjësia në këtë rast. Pra, institucionet ndërkombëtare kanë identifikuar disa pika dhe ato pika kritike nuk janë sanuar, prandaj ne sot përballemi me këto dëme në mes të qytetit”- tha kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.

    Kasami: Qytetarët e dëmtuar nga reshjet e djeshme do të shpërblehen

    “Unë do të pres që komisioni do të dalë në terren dhe të bëjë përllogaritjen sesa është dëmi i këtyre 75 familjeve dhe institucioneve publike. Këtu kemi edhe shkolla ku para pak vitesh janë rikonstruktuar dhe përsëri kemi pasur rrjedhje shiu dhe dëmtime. Nga komuna paraprake nuk është bërë investimi i duhur. Unë çdo ditë jam në mesin e qytetarëve të mi”- deklaroi Kasami. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rekomandimet e mjekut se si të mbrohen qytetarët e Tetovës nga ajri i ndotur që u shkaktua nga zjarri

    Lajmi i rradhës

    Çfarë shifrash kap dëmi i shkaktuar nga zjarri në Tetovë?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë