Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e 12-të të fushatës!

    Partitë politike dje kanë zhvilluar takimet e tyre me qytetarët e vendeve të ndryshme ku kanë prezantuar programet e tyre bashkë me kandidatët përkatës për kryetar komune. Përndryshe dje ishte dita e 12-të e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 njofton Nistori.

    Memishi: Tearca së shpejti do të bëhet me njësi rajonale për bujqësi dhe zyrë të agjensionit për punësim

    Kandidati i Besës për Tearcës, Daut Memishi ka shpalosur prioritetet për këtë fshat. “Tearca është vendbanim tejet i rëndësishëm.

    Menaxhimi i gabuar dhe projektet e dështuara këtë fshat e kanë lënë të pa zhvilluar. Infrastruktura nuk është në gjendje të mirë, do të rishikojmë projektin për kanalizimin dhe të shohim a po bëhen me standardet Evropiane. Shumë shpejt do të hapim njësinë rajonale për bujqësi dhe kjo fal Ministrit tonë që udhëheqë me këtë ministri.

    Do të hapim edhe zyrë të agjencionit për punësim, qytetarëve do t’ua lehtësojmë shërbimet e tyre. Me Lëvizjen BESA, ne do ta ndryshojmë #MeKaKrejt Tearcën! #Voto16”, ka shkruar Memishi.

    Ali Ahmeti nga Dibra: Agjendën e blertë do e çojmë përpara me ekip dhe vizion

    Dibra ishte komuna e rradhës ku Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e vazhdoi fushatën parazgjedhore duke prezantuar kështu kandidatin për kryetar komune Hekuran Dukën si dhe listën e kandidatëve për këshilltar në këtë komunë të kryesuar nga Fuat Spahiu.

    “Për këto 20 vite unë jam mirënjohës për ju që keni dhënë mbështetje të parezervë sepse keni bërë vlerësimin e duhur ashtu siç vlerësojnë dibranët. Në plan të parë keni vendosur familjen, përparimin e kombit, edukatën, mirëkuptimin, tolerancën dhe pikërisht duke pasur këto orientime jemi vlerësuar dhe përkrahur nga pjesa dërmuese e shqiptarëve në këto hapësira. Ne kemi hapur  një kapitull të ri, Agjendën e gjelbër, me ekip të mirë dhe vizion, andaj këtë agjendë duhet të çojmë përpara”, tha kryetari i BDI-së Ahmeti.

    Halimi: Flasim me vepra konkrete, ndërtojmë dy shkolla fillore në Komunën e Haraçinës

    Ne në Komunën e Haraçinës flasim me vepra dhe punë konkrete dhe kështu do të vazhdojmë më fortë në mandatin e dytë, porositi para bashkëqytetarëve të saj kandidatja për kryetare të Komunës së Haraçinës nga LSDM-ja dhe Koalicioni, Milikie Halimi.

    “Për herë të parë në Haraçinë jemi duke ndërtuar kopsht për fëmijët tanë, do të ndërtojmë shkollë fillore edhe atë një në Haraçinë dhe një në Majancë”, theksoi Halimi.

    Ajo paralajmëroi se në mandatin e ardhshëm çdo shtëpi do të lidhet në kanalizim dhe do të ndërtohen stacione pastrimi ndërsa në zonën e deposë së paligjshme do të bëhet një park për të gjithë adhuruesit e natyrës.

    Lajmi Paraprak

    Rama befason me deklaratën për bashkimin me Kosovën, tregon nëse do që ai të jetë një ditë drejtuesi i dy vendeve

    Lajmi i rradhës

    RMV, në mesnatë përfundon paraqitja për votim për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë