Rama befason me deklaratën për bashkimin me Kosovën, tregon nëse do që ai të jetë një ditë drejtuesi i dy vendeve

    Kryeministri Edi Rama ka shprehur aspiratën e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por ka mohuar kategorikisht që ai të jetë një ditë drejtuesi i dy vendeve. I ftuar në “Zonë e Lirë”, kryeministri Rama tha se se pas viti 2030 ka plane të tjera për veten dhe se do që shërbimet si kryeministër ndaj Shqipërisë të kenë një limit.

    Arian Çani: Plani për vitin 2030?

    Edi Rama:Mandatin e katërt ne do ta fitojmë, por jemi fokusuar tek mandati i tretë. E shoh veten diku tjetër pas 2030-ës.

    Arian Çani: A nuk e shikon vetën në krye të Shqipërisë së Madhe?

    Edi Rama: Jo, sepse dua të kem një pjesë të jetës ku të jem i çliruar nga përgjegjësitë. Është mëse e mjaftueshme për të gjithë që shërbimet e mia ndaj vendit si i pari i punës të kenë një limit.  Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është në ëndrrat e mia, aspiratën time por jo të jem unë në krye. Kam plane të tjera.

    Lajmi Paraprak

    Kriza e energjisë, Rusia: Ne nuk e përdorim gazin si armë

    Lajmi i rradhës

    Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e 12-të të fushatës!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë