Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e 13-të të fushatës!

    Partitë politike dje kanë zhvilluar takimet e tyre me qytetarët e vendeve të ndryshme ku kanë prezantuar programet e tyre bashkë me kandidatët përkatës për kryetar komune. Përndryshe dje ishte dita e 12-të e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 njofton Nistori.

    Kasami: Në Tetovë do të ndërtojmë pishina të mbyllura, me të cilën do të kemi shëndet mental dhe fizik

    Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kandidat për kryetar komune të Tetovës, Bilall Kasami prej sot filloi me serinë e debateve me mjekët në lidhje me atë që në të ardhmen pushteti lokal mund ta bëjë për shëndetin publik.

    Kasami potencoi se pushteti lokal  nuk ka shumë ingerenca në shëndetësi, por megjithatë me aktivitetet dhe përgjegjësitë mund të kontribuojë shumë sipas devizës “më mirë të parandalohet se sa të mjekohet”.

    “Prandaj sot bisedojmë me mjekët të cilët na i dhanë sugjerimet  e tyre çka duhet të bëjë pushteti lokal për shëndet më të mirë publik, për shëndet më të mirë të të gjithë qytetarëve në komunën e Tetovës. Me mbështetjen tonë do të jenë pjesë e programit për zgjidhje të problemeve dhe përmirësim të kushteve të jetesës dhe zvogëlim të sëmundjeve.  Sugjerimet kanë të bëjnë  me përmirësimin e ajrit, të ujit, përmirësim të kushteve në qytet që të ketë më shumë aktivitet fizik, me ecje dhe aktivitete tjera, alpinizëm. Pastaj propozime për përmirësim të pjesës për sport të fëmijëve dhe nxënësve sepse shkollat janë në ingerenca të pushtetit lokal. Propozohet të ndihmohen të gjitha klubet në të cilat trajnojnë fëmijët tanë, të simulohet sporti dhe në Tetovë të ndërtohen pishina të mbyllura, me të cilën do të kemi shëndet mental dhe fizik”, theksoi Kasami.

    Donacionet private të cilët Visar Ganiu “i shet” si të arritura të tij

    Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu vazhdon të lavdërohet me donacionet private që bëhen në Komunën e Çairit, duke tentuar t’i shesë ato si projekte dhe aktivitete të komunës, ka reaguar partia Alternativa-AAA.

    Së fundmi, në rrjetin social Facebook ai shkruan se shoqatës së zjarrfikësve vullnetar “Bajram Miftari” u ka dhuruar shkallë speciale për intervencë, ndërsa në fund të shkrimit e potencon se bëhet fjalë për donacion privat të kompanisë “AR-DE”.

    Kjo nuk është hera e parë që Visar Ganiu donacionet private tenton t’i shesë si suksese të tij. Këtu mund ta përmendim edhe rinovimin e tregut të Bit Pazarit, që është bërë me para të investitorit privat, rinovimin e shumë shkollave në Çair, që janë bërë falë donacioneve të kompanisë “Eftinija Impeks”, rikonstruimi i infrastruktuerës nëntokësore në disa lagje, që është bërë me para të TAV-it, rinovimi i kirurgjisë në spitalin e gjinekologjisë dhe akusherisë “Nënë Tereza” në Çair, që është bërë nga kompania “Alma-M” dhe me mbështetje të “Eftinija Impeks” dhe “Tempo 99”, si edhe tribuna e re në stadiumin e Cairit, që është bërë si donacion i UEFA-së.

    Megjithatë, Visar Ganiu e gjen një vrimë për t’i futur gërshërët që ta presë shiritin, siç bëri edhe sot në hapjen e marketit “Ramstor”.

    Ahmeti: Ne hapërojmë drejtë vizioneve

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar fushatën zgjedhore sot me tubimin në komunën e Sarajit, ku ka kërkuar mbështetjen për rizgjedhjen e Blerim Bexhetit kryetar të kësaj komune dhe përkrahjen për listat e kandidatëve për këshilltarë në komunën e Sarajit dhe Qytetin e Shkupit.

    “Ne na duheshte të mendojmë pak më larg dhe një lëvizje misionarësh e veprimtarësh, misionarësh e idealistësh nëse nuk ka projekt për 20 vjet pas se çka dhe ku do të shkojë mendoj se nuk meriton edhe të ekzistojë sepse eksperimente me çështje madhore nuk bëhen. Ne nuk vrapojmë pas gjërave që nuk na pengojnë. Ne hapërojmë drejt vizioneve, drejt të ardhmes që kishim hartuar dhe sigurisht bombën e hodha më 5 Qershor para një viti për kryeministrin shqiptar, bomba e dytë për agjendën e blertë. Ky është një projekt mirë i përpunuar dhe i studiuar, është agjendë e kohës. Ky vend duhet ndërtuar dhe ky është vendi që ne trashëgim do t’ua lëmë pasardhësve tanë, por ama të përparuar dhe me dinjitet dhe unë jam shumë i sigurtë siç e anëtarësuam në NATO, ashtu do ta anëtarësojmë së shpejti edhe në Bashkimin Europian.” – tha mes tjerash kreu i BDI-së Ali Ahmeti./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ben-Meir: Inkurajoj fuqishëm qeverinë e Kosovës që të vazhdojë të kërkojë masa reciproke me Serbinë

    Lajmi i rradhës

    Shëndeti mendor, tabu apo vlerë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë