Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e shtatë të fushatës!

    Partitë politike dje kanë zhvilluar takimet e tyre me qytetarët e vendeve të ndryshme ku kanë prezantuar programet e tyre bashkë me kandidatët përkatës për kryetar komune. Përndryshe dje ishte dita e shtatë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 njofton Nistori.

    Apasiev: Në këto zgjedhje do të fitojmë mbi 60 këshilltarë

    Kryetari i partisë “E majta”, Dimitar Apasiev në Kavadar sot tha se presin mbi 60 këshilltarë në këto zgjedhje lokale, ndërsa në Kavadar rreth 2-3 këshilltarë.

    Sipas tij, pikërisht me këto këshilltarë prishet matematika e dy partive më të mëdha politike.

    Ai tha se partinë e tij e mbështesin kryesisht rinistë, ndërsa fushata nuk është korrekte për shkak se 90% e kulaçit e marrin vetëm 4 parti politike.

    “Në rrjetet sociale dominon fushata jonë dhe kemi shikueshmëri më të madhe se të tjerët”, tha Apasiev.

    Zaev: Le t’u japim fund më zënkave mes etniteteve, të bëhemi bashkë për një të ardhme të mir

    Dje kryetari i LSDM-së ka vizituar rajonin e pollogut, ai në vigjilje të ditës së shtatë të fushatës zgjedhore poashtu ka vizituar edhe banorët e komunës së Zhelinës. Zaev ka prezantuar listën e këshilltarëve në këtë komunë ku bartës i listës është Suad Murati.

    Lista e këshilltarëve në këtë komunë përbëhet prej shumë të rinjëve gjë e cila na gëzon të gjithve për vullnet të mirë për këtë ardhmëri, të gjithë meritojnë të furnizohen me ujë të pijshëm dhe të kenë kanalizime, theksoi Zoran Zaev para banorëve të komunës së Zhelinës.

    Zaev theksoi se do ti mbështes të gjithë kompanitë e reja, bizneset e reja sepse e ardhmja u takon të rinjëve.
    “Subvencione do të ketë për të gjithë nuk ka rëndësi cilit etnitet i përket apo cilës parti, ne nuk bëjmë dallime subvencione për të gjithë” deklaroi Zoran Zaev kryeministër.
    Të gjithë jemi qytetarë të gjithë kemi nevojë për të uje për të jetuar, nuk ka më zënka mes shqiptarve dhe maqedonasve kjo na ka ardhur në majë të hundës, le ti japim fund kësaj të bëhemi të gjithë bashkë për një jetë më të mirë ta përkrahim të ardhmen ti përkrahim këta të rinjë në komunën e Zhelinës, këto ishin fjalët e Kryeministrit Zaev.

    Mickoski: LSDM asgjë nuk bëri për popullin, por bënë shumë për xhepat e tyre

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mbrëm në tubim në Kumanovë theksoi se kur LSDM dhe Zaev flasin se janë më të mirët, kjo do të thotë se janë më e keqja për Maqedoninë. Ata sipas Mickoskit, janë në vit të pestë në Qeveri dhe kanë shpenzuar 16 miliardë euro dhe asgjë nuk kanë bërë, ndësa çdo familje e kanë futur në borxh për 4.500 euro.

    “Asgjë nuk bënë për popullin dhe bënë shumë për vete. Vjodhën çka mundej, shitën gjithçka që ishte për shitje. Qeveria e LSDM-së, nga 1 qershori 2017 deri më 30 shtator 2021, për 52 muaj shpenzoi 16 miliardë euro dhe këto janë para të popullit. Por çfarë bënë me ato para. A mbani mend se premtuan 500 kilometra autostradë, dhe pas 52 muajve nuk mund ta përfundojnë as autostradën që e nisi VMRO-DPMNE”, tha Mickoski.

    Ai theksoi se nuk janë 600 kilometra rrugë rajonale dhe këtë mund ta shohin qytetarët.

    Ahmeti: Këtu, në Europë dhe Amerikë jemi dëshmuar që dimë të drejtojmë

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar sot fushatën parazgjedhore me tubimin në komunën e Studeniçanit, ku prezentoi Ejup Abazin si kandidat për kryetar komune dhe listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Ibrahim Ramadani.

    “BDI për 20 vite ka krijuar kuadro, ka krijuar njerëz profesionistë të fushave të ndryshme. Pse duhet votuar BDI dhe jo të tjerët? Duhet votuar sepse është i dëshmuar në të gjitha fushat e veprimtarisë. 2002 – 2021 janë 19 vite punë profesionistësh, është punë e njerëzve të cilët janë dëshmuar edhe përpara eksperiencave ndërkombëtare, të pranueshëm dhe të vlerësueshëm në të gjitha përballjet e seminaret që janë organizuar. Këtu, në Evropë dhe Amerikë jemi dëshmuar që dimë të drejtojmë, që dimë të punojmë e projektojmë, deklaroi Ali Ahmeti.

    Sali: Garojmë me zemër të pastër, do t’ia kthejmë dinjitetin dhe sigurinë banorëve të Çairit

    Kandidati i koalicionit ASH-AAA në komunën e Çairit, Bekim Sali gjatë debati televiziv në Alsat M ka folur për projektet që do t’i realizojë gjatë mandatit të tij të ardhshëm në komunën e Çairit. Sali theksoi se Çairi do ketë siguri, hapësira të gjelbra dhe ringjalljen e Çarshisë së Shkupit, e cila është degraduar, sipas tij, nga kryetari paraprak, Visar Ganiu.

    “Ne hyjmë në këtë garë të pastër, me zemër të pastër, me duar të pastër dhe me një plan afatgjatë të pastër dhe real”, ka theksuar Sali.

    “Duheshte patjetër të bëjmë një master plan të ri për Çairin e ri, i cili parasheh riorganizim hapësinor dhe riorganizim edhe të jetës sociale. Siguri për banorët e Çairit. Ne kemi paraparë aty tre pika policore, për ta shtuar sigurinë sepse jemi dëshmitarë të kriminalitetit të shtuar dhe vrasjeve në mes të ditës që ndodhin”.

    Sali premtoi se gjatë mandatit të tij do të realizojë projekte për ambientin, shtimin e hapësirave të gjelbra.

    Ai theksoi se Çarshia është zemra e Shkupit dhe shpirti i Çairit. Është burim financiar i shumë bizneseve dhe familjeve dhe se gjithë ai degradim që i ka ndodhur çarshisë, do të merr fund nëse ai menaxhon me komunën e Çairit.

    Kasami: Fitorja në komunën e Tetovës, fitore pas së cilës nuk do të diskutojmë për ujë e mbeturina

    Karavani zgjedhor i Lëvizjes Besa, mbrëmë u ndal në fshatin Poroj të Tetovës, ku realizoi tubimin qendror të saj dhe shpalosi programën “Me ka krejt për komunën tonë” për zgjedhjet okale 2021.

    Kandidati për komunën e Tetovë, Bilall Kasami tha se Poroji është bastioni i Lëvizjes Besa, Poroji është vendi ku rilindi feniksi dhe do të jetë vendi ku do të jetë vendimtar për fitoren tonë, fitore pas së cilës nuk do të diskutojmë më për ujë të pishëm 24 orë, për mbetrurina dhe qen endacakë, por për një Tetovë ku lulëzon bisnesi

    Kasami para banorëve tha se në vizionin e Lëvizjes Besa, Tetova do të jetë komunë moderne me staf të përgatitur që prioritet do të ketë llogaridhënien permanente për shpenzimin e mjeteve publike dhe në shërbim të bizneseve dhe qytetarëve.

    Xhemaili: E pranuam komunën e Bogovinës të ngulfatur me borxhe, tani komuna numëron zero borxhe

    Kandidati i koalicionit ASH-AAA në komunën e Bogovinës për zgjedhjet lokale, Albon Xhemaili gjatë debatit në TVM2 ka folur për arsyet dhe motivet e kandidimit. Sipas Xhamilit në komunën e Bogovinës është bërë një ndryshim shumë i madh dhe se komuna paraprakisht ka qenë e ngulfatur në borxhe, por me ardhjen e tij si kryetar i komunës, borxhi është shlyer.

    “Kemi pranuar një komunë në vitin 2017 e cila ka qenë e ngulfatur në borxhe, mbi 2 milionë euro borxhe. Sot komuna e Bogovinës numëron zero euro borxh dhe ka investime mbi 9 milionë euro. Dinim ta bënim ndryshimin nga ata që ishin më parë, të cilët menaxhonin. Duke plotësuar të gjithë ata të ciltë kishim thënë se do i bënim. Duke investuar shumë nëpër shkolla, infrastrukturë, në ambient dhe në përgjithësi në mirëqenien e gjithë popullatës”, ka deklaruar Xhemaili.

    Xhemaili ndër të tjera shtoi se në mandatin e ardhshëm do të përqëndrohet në fshatrat e malësisë të kësaj komune.

    Ai tha se banorët e Pallçishtit vuajnë për ujë të pijshëm vetëm për shkak të politikës destruktive të BDI-së, duke i zvarritur procedurat me muaj dhe kjo është pastër politikë, sipas tij, kundër Albon Xhemailit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gastronomët shesin vajin e përdorur për ta ricikluar

    Lajmi i rradhës

    Xhemaili: E pranuam komunën e Bogovinës të ngulfatur me borxhe, tani komuna numëron zero borxhe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë