Xhemaili: E pranuam komunën e Bogovinës të ngulfatur me borxhe, tani komuna numëron zero borxhe

    Kandidati i koalicionit ASH-AAA në komunën e Bogovinës për zgjedhjet lokale, Albon Xhemaili gjatë debatit në TVM2 ka folur për arsyet dhe motivet e kandidimit. Sipas Xhamilit në komunën e Bogovinës është bërë një ndryshim shumë i madh dhe se komuna paraprakisht ka qenë e ngulfatur në borxhe, por me ardhjen e tij si kryetar i komunës, borxhi është shlyer, përcjell Nistori.

    “Kemi pranuar një komunë në vitin 2017 e cila ka qenë e ngulfatur në borxhe, mbi 2 milionë euro borxhe. Sot komuna e Bogovinës numëron zero euro borxh dhe ka investime mbi 9 milionë euro. Dinim ta bënim ndryshimin nga ata që ishin më parë, të cilët menaxhonin. Duke plotësuar të gjithë ata të ciltë kishim thënë se do i bënim. Duke investuar shumë nëpër shkolla, infrastrukturë, në ambient dhe në përgjithësi në mirëqenien e gjithë popullatës”, ka deklaruar Xhemaili.

    Xhemaili ndër të tjera shtoi se në mandatin e ardhshëm do të përqëndrohet në fshatrat e malësisë të kësaj komune.

    Ai tha se banorët e Pallçishtit vuajnë për ujë të pijshëm vetëm për shkak të politikës destruktive të BDI-së, duke i zvarritur procedurat me muaj dhe kjo është pastër politikë, sipas tij, kundër Albon Xhemailit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e shtatë të fushatës!

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Fitorja në komunën e Tetovës, fitore pas së cilës nuk do të diskutojmë për ujë e mbeturina

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë