Cila është kërkesa e kontabilistëve të Maqedonisë?

    Kryetarja e Odës së kontabilistëve Aleksandra Andreeva në “Magazina Ekonomike”, mes tjerash flet për të drejtat të cilat kërkojnë të implenetohen në Ligjin e ri për kontabilitet. Sipas saj duhet të rregullohet çështja e konkurrencës jo-lojale si dhe t’ju mundësohet që të punojnë jashtë vendit.

    “Profesioni duhet të bëhet më atraktiv, që të kyçen kuadro të reja, sepse profesioni është para “vdekjes”, kur kihet parasysh struktura e moshës së kontabilistëve. Duhet të rregullohet konkurrenca jo-lojale, duhet dhe ne të njihemi ndërkombëtarisht, të punojmë jashtë vendit, njësoj sikur që mund kontabilist të huaj të punojnë tek ne. Do të thotë gjithçka që ka të bëj me vlerësimin e kontabilisteve dhe të profesionit që po e kryejnë. Sepse ne jemi lidhësja e vetme mes shtetit dhe ekonomisë, dhe shteti duhet të kuptoj rëndësinë dhe të na trajtoj si të tillë”, deklaroi Aleksandra Andreeva, Oda e kontabilistëve.

    Kontabilistët kundërshtojnë Ligjin e ri, thonë se nuk rregullon të drejtat e tyre

    Ligji i ri për kontabilistët pret dritë jeshile nga Kuvendi, ndërsa kontestohet nga Oda e Kontabilistëve të cilët paralajmërojnë se do ta bojkotojnë dhe do të ngritën në grevë. Çfarë kërkojnë kontabilistët, çfarë duhet të ndryshohet në ligj me çka nuk pajtohen?

    “Problemi qëndron në të gjithë ligjin, për shkak se nga gjithsejtë 70 nene sa numëron ky ligj, nuk di nëse 5 prej tyre rregullojnë diçka që ka të bëj me të drejtat e kontabilistëve. Gjithçka tjetër ka të bëj me funksionimin e organeve të institutit, ndërtimin e Këshillit për përparimin dhe zhvillimin e kontabilitetit derisa çështjet thelbësore nuk i kemi. Edhe pse gjatë gjithë kohës së përgatitjes së Ligjit, po, ne ishim të konsultuar, dhe pasi të kemi një version më pas pasojnë ndikimet nga jashtë dhe kur ta shohim versionin e Ligjit, nuk ka asgjë të përbashkët me atë që kontabilistët e kërkojnë, rregullimin e të drejtëve kundrejt të gjitha obligimeve”, deklaroi Aleksandra Andreeva, Oda e kontabilistëve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bislimovski: Kush harxhon më shumë, do të paguajë më shtrenjtë

    Lajmi i rradhës

    Mjekët shqiptarë në RMV, provimin e licencës do ta japin në gjuhën shqipe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë