Mjekët shqiptarë në RMV, provimin e licencës do ta japin në gjuhën shqipe

    Mjekët shqiptarë shumë shpejt edhe provimin për marrjen e licencës do ta japin në gjuhën shqipe. Ky është zotimi i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë për periudhën që pason. Kryetari i rizgjedhur i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë Nevzat Elezi, thotë se prioritet krahas kësaj është edhe punësimi i mjekëve të rinj.

    “Detyrë parësore e shoqatës së mjekëve shqiptare është që të sigurojë që të gjithë mjekët shqiptarë të mund të gëzojnë të drejtat që u takojnë me ligj, respektivisht ata që posedojnë licencë por mbi të gjitha si detyrë e kemi edhe punësimin e tyre. Në si shoqatë, kemi arritur që licencën ta kemi në gjuhën shqipe, kurse shumë shpejt mjekët edhe provimin për licencë ta kenë në gjuhën shqipe. Prioritet mbetet që specializimet të jenë më afër mjekëve dhe të bëhen këtu në Tetovë. Me këtë që u ofrohet specializimi shumë afër, atyre do t`ju hapen edhe vendet e punës”, thotë kryetari i rizgjedhur i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë Nevzat Elezi.

    Përveç, punësimit dhe aftësimit të mjekëve, problem në vete është janë edhe sulmet fizike ndaj mjekëve. Nga Shoqata e Mjekëve shqiptarë thonë se parashihet që në ligjin e ri sulmi ndaj mjekut të konsiderohet si vepër penale. Kohëve të fundit janë në rritje e sipër rastet e sulmeve ndaj mjekëve.

    “Jemi dëshmitarë se është rritje fenomeni i sulmeve verbale ndaj mjekëve, por unë dua të jem objektiv dhe të them se ndoshta ka edhe mjek që bëjnë ndonjë gabim, por siç e dimë kohëve të fundit, kemi rritje të sulmeve nga pacientët apo familjarët në drejtim të mjekëve apo personelit mjekësorë dhe mund të them se edhe ne si shoqatë kemi kërkuar që ky sulm të llogaritet si vepër penale, pra përgjegjësia të jetë më e madhe ndaj atyre që e bëjnë sulmin. Tashmë, ligji për mbrojtje shëndetësore është në shqyrtim parlamentare dhe duhej para pesë apo gjashtë muajve të votohet, por për disa pengesave nuk ka kaluar ende në komision parlamentar”, tha Bekim Ismaili, sekretar i shoqatës së mjekëve shqiptarë.

    Problem në vete është se kohëve të fundit ka ikje masive edhe të mjekëve të cilët largohen për të gjetur një vend më të mirë pune në shtetet evropiane ku edhe janë më të vlerësuar dhe më mirë të paguar. Nga kjo shoqatë thonë se qëllimi i tyre është që të përmirësohet statusi i mjekëve,sidomos kuadrit të ri. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Cila është kërkesa e kontabilistëve të Maqedonisë?

    Lajmi i rradhës

    “Përballja me dezinformatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut” – konferencën do ta hapë presidenti Pendarovski

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë