Cili do të ishte rezultati i partive më të vogla, në rast se në vend të kishim vetëm një Njësi zgjedhore!

    Bashkautori i analizës për atë se sa është proporcional modeli zgjedhor maqedonas, Kristijan Fidanovski, në “360 Gradë” në Alsat prezantoi një pjesë të rezultateve të cilat tregojnë se cili do të ishte numri i mandateve që do të merrnin partitë më të vogla dhe cili i partive më të mëdha, në rast se në vend të gjashtë Njësive zgjedhore do të kishim vetëm një Njësi, përcjell Nistori.

    “Në rast se në vitin 2020, në vend të gjashtë Njësive Zgjedhore do të kishte një, atëherë partitë më të mëdha, LSDM dhe VMRO-DPMNE do të humbnin nga disa mandate, ndërsa partitë më të vogla do të fitonin nga disa mandate më shumë. Në rast se sërish, në bazë të të njëjtave rezultate, do të kishte një Njësi zgjedhore, por dhe prag prej 5 %, por madje edhe 3%, rezultati do të ishte edhe më pak i përshtatshëm për partitë më të vogla, ndërsa më i përshtatshëm për partitë më të mëdha. Ata do të merrnin edhe nga disa mandate në raport me atë që e kanë marrë në vitin 2020”, tha Fidanovski.

    Zajkova: PLD-ja është e përgatitur të bisedoj edhe për pragun zgjedhor

    Partia Liberal demokrate (PLD) është e përgatitur të bisedoj edhe për pragun eventual zgjedhor, në rast të fillimit të procedurës për ndryshime në Kodin zgjedhor, kështu u shpreh deputetja dhe njëherit kryetare e PLD-së, Monika Zajkova.

    “Nuk mund të flas në emër të propozuesve të tjerë, por Partia Liberal demokrate është e përgatitur që të negocioj për prag zgjedhor, me atë që ato propozime për 5 % dhe ngjashëm do të jepnin kundër efekt të asaj që duhet të nënkuptoj model të një njësie zgjedhore”, tha Zajkova. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kryqi i Kuq: Rriten rastet e dhunës fizike dhe psikike ndaj migrantëve në RMV

    Lajmi i rradhës

    Sot është ditëlindja e Gjergj Kastriot – Skënderbeut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë