Cili është plani i Putinit për zgjedhjet presidenciale në Rusi?

    Politikani i shquar i opozitës ruse, Alexey Navalny, ka munguar në dy seanca gjyqësore, gjë që ka ngritur shqetësime te publiku në lidhje me arsyen e mosparaqitjes.

    Sipas ekipit të opozitarit, ai është zhdukur për 17 ditë, dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.

    Kohëzgjatja e mungesës së Navalnyt ka ngritur shqetësime, madje ka aludime se zhdukja e tij nuk është rastësi, raporton CNN.

    Kjo për faktin se, ai nuk u pa më në publik që nga njoftimi i presidentit rus, Vladimir Putin për rikandidimin e tij në zgjedhjet e vitit 2024, lëvizje kjo që do ta mbajë atë në pushtet të paktën deri në vitin 20230.

    “Mendoj se është taktikë e qëllimshme. Nuk është rastësi që Navalny u zhduk pikërisht në momentin kur u shpallën të ashtuquajturat zgjedhje të rreme presidenciale, dhe që Putini njoftoi se do të kandidonte përsëri”, tha ish-zëvendës ministri rus i energjisë, Vladimir Milov.

    Pavarësisht përpjekjeve për të gjetur vendndodhjen e tij, deri më tani nuk ka asnjë përgjigje.

    Madje për të kërkuar informacion janë kontaktuar edhe shërbimet e burgjeve ruse, të cilat konfirmuan se Navalny nuk ndodhej aty.

    Sipas Milov, kjo qartë duket se është shantazh për forcat opozitare, për shkak se Putini është i gatshëm të fitojë zgjedhjet edhe përmes frikësimit dhe presionit ndaj shoqërisë.

    Ndryshe, presidenti 71-vjeçar rus, Vladimir Putin pritet të fitojë me lehtësi edhe një mandat të pestë – duke e mbajtur atë në pushtet të paktën deri në vitin 2030 – në votimin e marsit të vitit 2024 pas eliminimit të pothuajse të gjithë opozitës. 

    Lajmi Paraprak

    Produktet e kuzhinës që kurojnë tharjen e lëkurës gjatë dimrit

    Lajmi i rradhës

    Rruga “August Cesarec” mori emrin e veprimtarit të madh Mehmet Gega

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë