Rruga “August Cesarec” mori emrin e veprimtarit të madh Mehmet Gega

    Rruga “August Cesarec” mori emrin e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, atdhetarit nga Tetova, Mehmet Gega. Në përurimin e rrugës morën pjesë familjarët e Mehmet Gegës dhe vajza e tij Valdete Gega, krerët e komunave të Çairit dhe Tetovës dhe përfaqësues të spektrit politik në vend. Sipas kreut të Komunës së Çairit emërtimi i kësaj rruge bart në vete shumë simbolika.

    Mehmet Geg ishte mësues, aktivist për të drejtat e njeriut, veprimtar i çështjes kombëtare, i dënuar disa herë me burg nga pushteti ish-jugosllav. Inaugurimi i Rrugës në Komunën e Çairit përkon edhe me 55 vjetorin e demonstratave të lavdishme të Tetovës, ku Mehmet Gega u dënua me 10 vjet burg si organizator i tyre. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Cili është plani i Putinit për zgjedhjet presidenciale në Rusi?

    Lajmi i rradhës

    Aliu: Reforma në administratë ul korrupsionin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë