Çka deri më tani solli konferenca klimatike në Glasgou

    Me marrëveshjet për metan dhe kundër shkatërrimit të pyjeve, konferenca klimatike në Glasgou ofron shpresë pas fillimit pesimist, shkruan Nju-Jork Tajms.

    Liderët botërorë të tubuar në Glasgou arritën marrëveshje për uljen e emetimeve të metanit dhe ndërprerjen e shkatërrimit të pyjeve, duke i rritur përpjekjet për luftë kundër ndryshimeve klimatike. Njëkohësisht, deri në fund të konferencës udhëhiqen bisedime më të vështira për gjetjen e mënyrave për shmangien e ngrohjes globale katastrofale.

    Presidenti amerikan Xho Bajden, i cili e përfundoi pjesëmarrjen e tij në forum, tha se SHBA-ja ka premtuar partneritet me vendet e ndjeshme kundër ndryshimeve klimatike. Ai, gjithashtu, shfaqi bindje se agjenda e tij vendore klimatike do të miratohet nga Kongresi amerikan edhe krahas vështirësive me të cilat përballet.

    Sipas Bajdenit, konferenca e ka kthyer lidershipin e SHBA-së të cilin e ai e ka identifikuar si kërcënim ekzistencial për njerëzimin. Presidenti tha se Amerika do të vazhdojë t’i ndjekë qëllimet klimatike më ambicioze. Marrëveshjet më të ndjeshme të arritura dje në Glasgou kanë të bëjnë në sfera në të cilat, sipas tij, SHBA-ja ka për qëllim që të veprojë ndjeshëm – uljen e emetimeve të metanit dhe mbrojtjen e pyjeve përgjatë botës, thekson Nju-Jork Tajms.

    Bajdeni i kritikoi presidentët e Kinës dhe Rusisë për mossuksesin që t’iu bashkëngjiten liderëve të tjerë në konferencë. Sipas tij, në këtë mënyrë ata kanë hequr dorë nga mundësia që të kenë ndikim global, shkruan Uollstrit xhurnal.

    Bajdeni përdor sasi të mëdha të karburanteve fosile që të luftojë kundër ndryshimeve klimatike, publikoi Uashington tajms. Presidenti ishte akuzuar për hipokrizi për kolonën e tij prej 85 automobilave, të cilat arritën në samitin e G20 në Romë gjatë fundjavës, ndërsa pastaj edhe për kolonën e tij prej 21 automobilave në udhëtimin e tij nga Edinburgu deri në Glasgou për konferencën klimatike, theksoi edicioni.

    Shoqërimi i Bajdenit, kinse, ka përfshirë katër aeroplanë dhe helikopterë, që e detyroi senatorin Xhon Baraso nga Komiteti i Energjisë dhe Resurse Natyrore të Senatit të SHBA-së. Republikani u dërgoi letra funksionarëve të lartë qeveritarë duke i pyetur se sa vlen konferenca për obligacionet tatimore, sa është numri i drejtorëve dhe personelit shoqërues që morën pjesë edhe sa është ndikimi i udhëtimit të tyre sa i përket emetimeve të gazrave serë.

    Konferenca, kinse, ka sjellë “rrëmujë në komunikacion” të aeroplanëve privatë.

    Shtypi britanik vlerëson se më shumë se 400 aeroplanë privatë joekologjikë kanë sjellë funksionarë të lartë dhe personalitete të njohura në forumin në Glasgou.

    Dejlli Mejll vëren se, sipas vlerësimeve më modeste, aeroplanët privatë të cilët mbërrijnë në konferencë do të djegin gjithsej 13.000 tonë dioksid karbon, që është ekuivalente me më shumë se 1.600 britanikë të shpenzuar gjatë vitit.

    Vendosja e çmimit ndërkombëtar të karbonit mund t’i ulë emetimet globale të gazrave serrë për 12 për qind, që do të kushtojë më pak se 1 për qind e prodhimit bruto të brendshëm, thuhet në raportin e Forumit Botëror Ekonomik dhe Prajsuoteuhaus Kupres, i cituar nga gazeta Guardian. Sipas raportit, tatimimi i ndotjes do të kushtonte më pak se humbjet ekonomike të shkaktuara nga efektet e krizës klimatike, shkruan gazeta. 

    Lajmi Paraprak

    Në KSHZ janë dorëzuar 23 ankesa për parregullsi zgjedhore

    Lajmi i rradhës

    Mickoski kërkon zgjedhje të reja parlamentare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë