Çka nëse Bechtel & Enka nuk i përfundon autostradat në kohë? Pendarovski: domethënë kanë hasur në politikanë të korruptuar

    Por nëse bëhet, a do ta pres shiritin kur më në fund të jenë gati autostradat 8 dhe 10D?

    “Unë nuk jam ndonjë merakli për të prerë shirita, nuk më keni parë në situata të atilla, ndoshta vetëm kam qenë prezent, por rallë të pres shirita. Këtë do t’ia lë Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, por më e rëndësishme është për qytetarët e Maqedonisë dhe asaj pjese përëndimore… dhe gjithë atyre që duan ta vizitojnë vendin tonë… edhe për turizmin”, tha Stevo Pendarovski – kandidat për president.

    Përndryshe marrëveshja me Bechtel dhe Enka për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D parashihet të përfundojë për 4 vite e gjysmë, projekti duhet të përfundojë në vitin 2030.

    Nëse Bechtel dhe Enka nuk i ndërtojnë autostradat, do të thotë se kanë hasur në zyrtarë të korruptuar në nivel lokal ose qendror të cilët kanë kërkuar më shumë se sa janë marrë vesh. Kështu u shpreh presidenti aktual Stevo Pendarovski kur u pyet nëse beson se do të përfundojë në afatin e paraparë ndërtimi i Korridorit 8. E këtë e arsyeton me faktin se Bechtel ka një histori të gajtë suksesi me dekada dhe se ka ndërtuar projekte të mëdha nëpër botë.

    “Bechtel kompania amerikane është numër një, nuk ka çfarë nuk ka bërë nëpër gjithë botën këto dekada, histori të gajtë dhe portofoloi të shkëlqyer. E më pas nëse degjoni nesër se kjo firmë ose konzorciumi nuk e ka bërë punën si duhet, kjo domthënë se në nivel lokal ose qendror të ndonjë shteti, kanë hasur në politikanë të korruptuar, që ndoshta u kanë kërkuar më shumë se sa ajo që janë marrë vesh. Kjo sepse ata janë me portofolio të përsosur”, deklaroi Stevo Pendarovski – kandidat për president.

    Por nëse bëhet, a do ta pres shiritin kur më në fund të jenë gati autostradat 8 dhe 10D?

    “Unë nuk jam ndonjë merakli për të prerë shirita, nuk më keni parë në situata të atilla, ndoshta vetëm kam qenë prezent, por rallë të pres shirita. Këtë do t’ia lë Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, por më e rëndësishme është për qytetarët e Maqedonisë dhe asaj pjese përëndimore… dhe gjithë atyre që duan ta vizitojnë vendin tonë… edhe për turizmin”, tha Stevo Pendarovski – kandidat për president.

    Përndryshe marrëveshja me Bechtel dhe Enka për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D parashihet të përfundojë për 4 vite e gjysmë, projekti duhet të përfundojë në vitin 2030. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Bota përjetoi marsin e saj më të ngrohtë në histori

    Lajmi i rradhës

    Stardelova: mungesa e vitaminës D shkakton shumë sëmundje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë