Çka parasheh propozim-ndryshimi i Kodit Penal që po nxitë reagime të opozitës dhe të opinionit?

    Propozim-ndryshimet e Kodit penal që u gjendën sot para deputetëve nxitën reagime të opozitës dhe të opinionit.

    Propozimet mes tjerash parashikojnë uljen e dënimeve për keqpërdorimet e detyrës zyrtare, pra nëse deri më tani dënimi për keqpërdorim të pozitës zyrtare për autorët që kanë përfituar një pasuri të konsiderueshme ishte së paku tre vjet burg, tani propozohet që ata të dënohen me një deri katër vite.

    Në paragrafin 5 të nenit 353, i cili parasheh së paku pesë vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë prokurimit publik, propozohet që vetëm pasuria e përfituar të konfiskohet. Në vend të tre viteve burg për keqpërdorim shërbimi, propozohet ulje e dënimit nga gjashtë muaj në pesë vjet burg.

    Për bashkim kriminal, në vend të dënimeve të mëparshme nga një deri në dhjetë vjet, propozohet dënimi me burg nga një deri në tre vjet për atë që krijon një grup apo bandë për kryerjen e veprave kriminale.

    VMRO-DPMNE-ja vlerëson se me uljen e dënimeve për veprat penale që u referohen njerëzve që mbajnë pozita, pushteti përgatitet për periudhën kur të mbesë në opozitë.

    “Kodi penal është në rregull. Problem është zbatimi i tij, selektiviteti, keqpërdorimi dhe tani edhe relativizimi gjejgësisht devalvimi i atyre veprave për të cilat dikush beson se në një të ardhme të afërt do të duhet të mbajë përgjegjësi. Me ndryshime të këtilla të Kodit penal, ata që kanë faj për rrezikim të jetës, rrezikim të shëndetit, për përftim në Klinikën e Onkologjisë, do t’u lehtësohet situata një ditë kur të ndodhen para organeve të drejtësisë”, tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

    “Ndërkohë u paraqit nevojë urgjente që të gjendet mekanizëm i duhur mbrojtës pas zgjehdjeve dhe pas ndryshimeve të mos vijë deri te sanksionimi i dhimbjes tonë më të madhe, korrupsionit dhe krimit të cilat më të pranishme janë në të famshmet furnizime publike”, u shpreh Gordana Siljanovska Davkova, VMRO-DPMNE.

    Shumica thotë se propozimet janë harmonizim i Kodit penal me dispozitat e vendeve të BE-së. sipas tyre, veprat penale që kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës në këtë rast konkretizohen.

    “Ju ndoshta mendoni se duhet me dënime drakonike kundër keqpërdorimit që e bëjnë funksionarët e caktuar me paratë publike ose lloj tjetër të veprave penale por sigurisht mirë e dini që edhe në teori edhe në praktikë është dëshmuar se shpesh kjo nuk është receta e duhur. Edhe kolegët tuaj e kanë thënë se me dënime shumë të larta nga shekulli 19 problemet nuk do të pakësohen”, theksoi Snezhana Kaleska Vançeva, LSDM.

    Propozimin e mbrojti zv/ministra e Drejtësisë.

    “Nëse flasim për efikasiteti dhe efektivitet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është konfiskimi i zgjeruar. Neni 98a i Kodit penal të cilin e ndryshojme krijon mundësi më të madhe ligjore për zbatimin e masës së konfiskimit nga ana e gjykatësve përmes zgjerimit të gamës veprave penale për të cilat mund të zbatohet konfiskim i zgjeruar”, tha Viktorija Avramovska Madiq.

    Pushteti prej kohësh paralajmëron Kod të ri penal dhe thonë se kjo është një pjesë e përmbajtjes së Kodit të ri. Propozimi është me flamur të BE-së, gjë që i jep shumë pak mundësi opozitës për ta kundërshtuar në debat të kufizuar dhe aspak mundësi për ta bllokuar. Opozita vlerëson se ky është edhe një keqpërdorim tjetër i rëndë i flamurit të BE-së./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Onkologjia”, ministri Mexhiti qetëson publikun me video-mesazhe

    Lajmi i rradhës

    Nxënësit shqiptarë të Velesit mbeten akoma jashtë procesit mësimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë