ÇKA SHKRUAN IFIMES PËR GRUEVSKIN – azili politik i kalon këtë muaj, por është mundësia të kthehet edhe në RMV?!

    Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (INSLMB) në Lubjanë ka publikuar një analizë të zgjedhjeve të ardhshme lokale në RMV më 17 tetor, të cilat i konsideron “zgjedhje me pasoja historike” në të cilat për herë të parë bëhen dy koalicione para-zgjedhore ndëretnike që garojnë në zgjedhjet lokale. LSDM-BDI-BESA-PDSH dhe nga ana tjetër VMRO-DPMNE – ASH-AAA, përcjell Nistori.

    “Për Republikën e Maqedonisë së Veriut, është e një rëndësie të veçantë, ngaqë të gjithë ata që e pengojnë ose nuk e njohin Marrëveshjen e Prespës, e cila solli paqe, stabilitet dhe hapi një shans për prosperitet në Maqedoninë e Veriut, të sanksionohen dhe të përfshihen në “listën e zezë” të administratës amerikane.”, thekson Instituti nga Lubjana.

    Nga ana tjetër azili politik-trevjeçar i Nikolla Gruevskit në Hungari mbaron në tetor të këtij viti dhe ai, sipas INSLMB ka biseduar me Rusinë dhe Turqinë për mundësinë e marrjes së azilit politik në këto dy vende.

    “Mundësia për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale, në të cilat, sipas parashikimeve të tij, VMRO-DPMNE do të fitonte, është gjithashtu një opsion. Kështu, ata do të përpiqeshin të rrëzonin Zoran Zaevin dhe qeverinë e tij, ndërsa ai skenar luhet nga një sërë veprimesh në prapaskenë, të cilat kryesisht u parandaluan. “Do të ishte një fillim i ri për Maqedoninë e Veriut dhe një kthim në gjendjen e vjetër – por a e duan vërtet qytetarët e Maqedonisë së Veriut?” – pyet INSLMB në fund të analizës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A do ta kërcënojë korrupsioni rimëkëmbjen ekonomike të Europës?

    Lajmi i rradhës

    Donacionet private të cilët Visar Ganiu “i shet” si të arritura të tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë