Çmimet e frutave dhe perimeve / Qepa jo më shumë se 60 denarë dhe bananet 70 denarë

    Në seancën e sotme qeveria ka marrë vendim për ngrirjen e çmimeve të disa perimeve dhe frutave, njoftoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

    Siç tha ai, ngrirja e çmimeve do të jetë në fuqi deri në fund të muajit prill.

    “Dua ta informoj opinionin se nga data 5 prill e deri në fund të muajit domatet e freskëta nuk mund të shiten më shumë se 70 denarë, kastravecët e freskëta 75 denarë.

    Qepa nuk mund të shitet më shumë se 60 denarë, lulelakra jo më shumë se 70 denarë, speca jeshil jo më shumë se 90 denarë. Fasulet nuk mund të shiten më shumë se 75 denarë, thjerrëzat 110, bananet jo më shumë se 70 denarë, portokalli jo më shumë se 55 denarë, mandarinat jo më shumë se 60 dhe limonët jo më shumë se 55 denarë”, tha Bekteshi

    Lajmi Paraprak

    Sfidë

    Lajmi i rradhës

    13 strategji për të qetësuar fëmijët me Çrregullime të Spektrit të Autizmit kur shfaqin sjellje të papërshtatshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë