Çmimet e karburanteve në RMV njëjtë si në rajon

    Çmimet e karburanteve në vend janë pothuajse të barabarta me çmimet në vendet anëtare të BE-së, ku standardi i jetesës është më i lartë. Nga analiza e çmimit aktual të benzinës dhe naftës në krahasim me Slloveninë, Kroacinë dhe Serbinë, diferenca është nga një deri në tre euro për naftë për litër ndërsa benzina është pothuajse identike sikur tek ne. Megjithatë, duhet pasur parasysh se paga minimale në këto vende sillet nga 400 deri në 1100 euro, për dallim nga ne ku paga minimale me rritjen e fundit është 300 euro.

    Çmimi i benzinës është 1.4 euro në Maqedoni siç është edhe në Serbi, kurse në Slloveni dhe Kroaci është 1.5 euro. Dizeli në Maqedoni shitet për 1.3 euro, në Slloveni 1.6, në Kroaci 1.4, dhe në Serbi 1.5 euro.

    ÇMIMET E DERIVATEVE TË NAFTËS

    BENZINË                          DIZEL

    MAQEDONIA E VERIUT                       1.4 EURO                          1.3 EURO

    SLLOVENI                                               1.5 EURO                          1.6 EURO

    KROACI                                                   1.5 EURO                          1.4 EURO

    SERBI                                                       1.4 EURO                          1.5 EURO

    Pas nisjes së konfliktit në Ukrainë, thuajse nuk ka shtet në botë që mbeti imun nga efektet e rritjes së çmimeve të derivateve. Kjo në pjesën më të madhe ka të bëjë me varësinë e madhe që e kanë vendet nga energjensët rus. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    8 Marsi në RMV, protestë dhe festë

    Lajmi i rradhës

    Biden: ShBA-ja ndalon importet e naftës nga Rusia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë