Çmimi i banesave 20 për qind më shtrenjtë se vitin e kaluar

    Vazhdon rritja e çmimeve të pronave të patundshme në Maqedoni. Nga sektori i ndërtimtarisë thonë se në ndërtesë të sapondërtuar në komunën Qendër, një metër katror hapësirë banimi lëviz nga 1600 deri në mbi 2000 euro. Në Karposh çmimet lëvizin nga 1300 deri në 1800 euro, ndërsa banesat e reja në Aerodrom nga 1300 deri në 1500 euro. Në Çair çmimi ka kaluar 1000 euro dhe e njëjta gjë po ndodh në Manastir dhe në Ohër ku tashmë çmimet janë mbi 1300 euro për metër katror.

    Çmimet e banesave

    Qendër 2000 euro
    Karposh 1800 euro
    Aerodrom 1500 euro
    Çair 1000 euro
    Manastir 1000 euro
    Ohër 1300 euro

    Ndërtuesit arsyetohen me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, por edhe rritjen e pagave të punëtorëve të ndërtimit të cilët janë gjithnjë e më pak për shkak të largimit masiv për në vendet e BE-së.

    “Nëse në vitin 2022, ndryshe nga një vit më parë, do kishte më pak apartamente të planifikuara për ndërtim, do kuptojmë se këtë vit dhe vitin e ardhshëm do kishte ofertë më të vogël të banesave dhe kjo është arsye e mjaftueshme që çmimi i banesave ka nivel shpejtësie të lartë dhe rritje të çmimit”, tha Andrea Serafimovski, Shoqata e Ndërtimtarisë.

    Edhe Banka Popullore ka publikuar një raport ku thuhet se në tremujorin e parë të vitit ka pasur rritje të çmimit të banesave në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për afro 20 për qind. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se në tre muajt e parë të vitit ka rritje të çmimeve në krahasim me tremujorin e katërt të vitit të kaluar për 1.5 për qind. Informacionet thonë se ka rritje të kontratave të qirasë, por rënie të numrit të banesave të shitura./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mungesa e deponive rajonale detyron komunat të improvizojnë

    Lajmi i rradhës

    Ndikimi i TIKTOK-ut në shoqëri dhe në biznese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë