Mungesa e deponive rajonale detyron komunat të improvizojnë

    Foto: Ilustrim

    Komunat dhe aktivistët nga rajoni planor jugperëndimor kërkojnë që shteti ta përshpejtojë procesin e ndërtimit të deponisë rajonale, proces që po vonohet me vite. Një kapacitet i tillë për këtë pjesë të vendit duhet të ndërtohet afër fshatit Novaci të Manastirit. Mbeturinat atje do t’i çojnë edhe komunat e Pellagonisë. Por derisa kjo të realizohet përfundimisht, do të duhen disa vite. Deri atëherë, qytetet do të improvizojnë dhe do të vazhdojnë të ndotin mjedisin. Për shembull, në hyrje të Dibrës ka deponi të madhe joligjore.
    Shuip Marku-Qendra për zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve nga Dibër-alb
    Pamje të keqe ka edhe në afërsi të Strugës. Për deponinë e Strugës madje ka kontest gjyqësor ku të akuzuar janë shteti dhe disa institucione vendore.

    “Në dy vitet e fundit që nga ngritja e padisë, në deponi janë hedhur më shumë se 80 mijë tonë mbeturina. Kjo rrit shpenzimet e trajtimit të këtij problemi”, tha Gligorije Kjatoski- nisma qytetare “Mjaft më”.

    Qytetarët e komunës së vogël të Debërcës me referendum refuzuan ndërtimin e një deponie rajonale për pjesën jugperëndimore të vendit. Kryetari thotë se duhet kërkuar zgjidhje me deponinë e Novacit në Manastir.

    “Shpresoj që kësaj radhe jemi në rrugën e duhur dhe sepse sipas asaj që u tha, në vitin 2024 ose 2025 do të përfundojë ky proces me ndërtimin e deponisë në Novaci”, u shpreh Zoran Nogaçeski- kryetar i komunës së Debërcës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Javën e ardhshme publikohet lista e anëtarëve të grupit të punës për ndryshimet kushtetuese

    Lajmi i rradhës

    Çmimi i banesave 20 për qind më shtrenjtë se vitin e kaluar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë