DAP paralajmëron për mashtrim, nëse keni marrë këtë MSG mos e hapni

    Drejtoria e të Ardhurave Publike njofton qytetarët se dje dhe sot, një dërgues i panjohur me duke keqpërdorur logon e DAP-it ka tentuar të nxisë qytetarët të ndajnë të dhënat personale dhe të kartave të debitit dhe kreditit përmes mesazheve MSG.

    Mesazhet dërgohen nga numri i telefonit +38979212628 me këtë përmbajtje, Plotësoni raportin e detyrueshëm në DAP https://ujp.mk/verifikacija. Ky link është i rremë dhe nuk të çon në adresën elektronike të Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

    Drejtoria e të Ardhurave Publike apelon TË MOS HAPEN KËTO SMS DHE TË MOS HAPET LINKU, ndërsa nëse dikush e ka hapur linkun, të mos i plotësojë fushat ku kërkohen të dhëna personale nga qytetarët, sepse mund të keqpërdoren.

    Drejtoria e të Ardhurave Publike po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për përballimin e situatës konkrete.

    Lajmi Paraprak

    Gruaja kiliane bëhet njeriu i parë që noton afro 2.50 kilometra në Antarktidë

    Lajmi i rradhës

    Arrestohen tre mashtruesë shqiptarë, prezantoheshin si zyrtarë institucionesh për të përfituar para nga bizneset

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë