Arrestohen tre mashtruesë shqiptarë, prezantoheshin si zyrtarë institucionesh për të përfituar para nga bizneset

    Tre të rinj që prezantoheshin si zyrtarë të lartë dhe mashtronin bizneset për të përfituar para janë vënë në pranga në kryeqytet.

    Ergys Ahmetaj, 21 vjeç, Andi Basha, 18 vjeç dhe Gëzim Kusi, 19 vjeç, të tre banues në Tiranë kanë tentuar të mashtrojnë një subjekt privat, për të përfituar shumën 40 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe duke përdorur emra të ndryshëm.

    Nga tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Mashtrimi”, mbetur në tentativë dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

    Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi 39-vjeçari me iniciale F.Gj., i shpallur në kërkim gjatë operacionit “Subjekti”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në datën 10 janar të këtij viti, është bashkëpunëtor me 3 shtetasit e lartpërmendur.

    Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 89 400 euro të gjetura gjatë kontrolleve të banesave dhe aparatet celulare të autorëve të dyshuar. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    DAP paralajmëron për mashtrim, nëse keni marrë këtë MSG mos e hapni

    Lajmi i rradhës

    Hajnat plaçkitën gjithçka që u doli përpara, policia turke e pamëshirshme ndaj tyre (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë