DASh – liderëve të RMV: Ndaloni me ndërhyrjet politike në gjyqësor

    Nga Departamenti i Shtetit Amerikanë në pyetjen e “Zërit të Amerikës” në gjuhën maqedonase në SHBA-të është një nga 5 vendet që ka siguruar ndihmë juridike për mbledhjen e dëshmive për e “Shkupi 2014”, thanë se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin qeveritë, partnerët e shoqërisë civile, mediat e pavarura dhe qytetarët në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Prokuroria Publike të premten bëri të ditur se janë duke u zhvilluar hetime ndaj 15 personave dhe 7 personave juridike për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe pastrim parash për 11 përmendore nga ku janë pastruar më shumë se 16 milionë euro, para nga buxheti.

    “Lufta kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor është prioriteti kryesor i administratës Biden. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin qeveritë, partnerët e shoqërisë civile, mediat e pavarura dhe qytetarët në luftën kundër krimit të organizuar, çrrënjosjen e korrupsionit, rritjen e transparencës, zbatimin e llogaridhënies dhe forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike”, tha zëdhënësi i Departamentit i Shtetit.

    Në deklaratë thuhet se “udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut duhet të tregojnë rezultate të forta, të prekshme në luftën kundër korrupsionit, duke forcuar pavarësinë institucionale dhe duke kufizuar ndërhyrjet politike, veçanërisht në gjyqësor, e cila është thelbësore për përmbushjen e qëllimeve të anëtarësimit në BE dhe ndërtimin e besimin e qytetarëve te qeveria”.

    Dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së për Politikat Evropiane dhe NATO-n, Spancer Boyer, për Zërin e Amerikës në maqedonisht të enjten, tha se është e rëndësishme për sigurinë rajonale dhe globale që Maqedonia e Veriut të fokusohet në demokraci dhe sundim të ligjit.

    “Sigurisht, ne kujdesemi për demokracinë dhe sundimin e ligjit në përgjithësi për të gjithë aleatët dhe partnerët tanë. Ne mendojmë se fokusimi në ato gjëra dhe të pasurit demokraci të forta është i rëndësishëm për të pasur sisteme të forta për të qenë elastik, për të kontribuar më gjerësisht në sigurinë rajonale dhe globale. Kështu që kjo është gjithmonë e rëndësishme”, tha Boyer.

    Lajmi Paraprak

    Si të kuptoni që fëmija juaj ka hundë të devijuar, gjashtë simptoma janë kyçe

    Lajmi i rradhës

    Pagat në Kosovë – më pak se 140 euro rritje për një dekadë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë