Thaçi: Këto zgjedhje maltretim për qytetarët

    Të drejtën e Votës e shfrytëzoi edhe Kryetari i PDSh-së Menduh Thaçi, ku sipas tij këto zgjedhje janë maltretim për qytetarët përcjell Nistori.

    “Presim të jenë zgjedhje të qeta demokratike, sigurisht edhe nuk ka tension si zgjedhjet tjera kur zhvillohen për Kryetar Komune, për deputet. Mendoj se kjo do të jetë një mësim i mirë për pushtetin lokal që pavarësisht pozicioneve partiake të bashkëveprojnë, është një malltretim për qytetarët, por me gjithë atë unë i ftoj që masivisht të dalin dhe të votojnë”, deklaroi Menduh Thaçi

    Nëse shumica në Këshillin e Komunës varet prej këshilltarit tuaj a do ta përkrahnit partinë që do ti fitojë zgjedhjet?

    “Në princip nuk duhet përsëritur nuk duhet mbajtur zgjedhjet, zgjedhjet janë një ditë caktohet pushteti partitë pastaj duhet të bëjnë kompromise që të funksionojë atëherë përndryshe do të kemi zgjedhje çdo dy apo tre muaj” u përgjigj Kryetari i PDSh-së Menduh Thaçi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dauti i KKZ-së: Procesi zgjedhor ka rrjedhur në rregull, me probleme të vogla teknike

    Lajmi i rradhës

    “Dalja e votuesve deri në ora 13 është nëntë për qind”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë