Dauti: Veprimi i profesoreshës është shkelje mbi gjakun e Abdylselam Eminit

    Koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti ka reaguar ndaj kërcënimeve të studentëe të Fakultetit të Arteve – drejtimi Muzikorë në Universitetin e Tetovës të cilët akuzojnë profesoreshën Besiana Mehmedi për sjellje jo etike dhe kërcënime, për shkak të statuseve dhe pëlqimeve që bëjnë ata nëpër rrjetet sociale, njofton Nistori.

    Nistori: Si e komentoni ju ndodhinë e fundit ku studentët akuzojnë profesoreshën Besiana Mehmedi për kërcënim dhe sjellje jo etike ndaj studentëve?

    Ilire Dauti: Do të ishte fati madh nëqoftëse rasti i sotëm që flitet publikisht do të ishte izoluar, për fat të keq ajo që flasin studentët flet për mentalitetin e të punësuarve të mbrojtur të cilët janë krijuar për 20 vite, atë që themi ne janë produkt i monizmit politik. Askush në asnjë institucion nuk guxon të ketë sjellje vagabondeske as ndaj kolegëve të tjerë, as ndaj punëtorëve të tjerë, e aq më tepër një i punësuar në një institucion arsimor e sidomos kur bëhet fjalë për Universitetin Shtetëror të Tetovës. Çdo shkelje e tillë, çdo sjellje jokorrekte i cilit do të punësuar parasegjithash nuk është vetëm shkelje mbi studentët, por është edhe shkelje edhe mbi gjakun e Abdylselam Eminit dhe gjithë atyre të cilët dhanë çdo gjë që patën të shtrenjtë për ta ngritur atë institucion të dijes, deklaroi para mediave Ilire Dauti.

    Njëherit kujtojmë se sot studentët e Fakultetit të Arteve – drejtimi Muzikorë në Universitetin e Tetovës thanë para mediave se do ta padisin në gjyq profesoreshën Besiana Mehmedi si dhe do të vazhdojnë ti bojkotojmë ligjëratat e profesoreshës në fjalë kurse kërcënimet, shantazhet dhe telefonatat e njerëzve të ndryshëm nuk do ti frikësojnë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si ndikon trauma në formimin e identitetit?

    Lajmi i rradhës

    Rio Ferdinand: Duhet të shkruhet emri i Benzemas në Topin e Artë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë