Rio Ferdinand: Duhet të shkruhet emri i Benzemas në Topin e Artë

    Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand beson se Topi i Artë për vitin 2022 është i fituar tashmë nga sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.

    Pasi pa francezin duke shënuar het-trikun e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve, këtë herë në Stamford Bridge kundër Chelseat, Ferdinand mbeti i mahnitur nga sulmuesi i Real Madridit.

    “Ata tashmë duhet të shkruajnë emrin e Karim Benzemas në Topin e Artë të radhës”, ka thënë Ferdinand për BT Sport.

    Xhevahiri i Real Madridit

    Ferdinand është kokë e këmbë me mënyrën se si Benzema ka evoluar në epokën pas Cristiano Ronaldos te Real Madridi, dhe lëvdatat e anglezit nuk u ndalen.

    “Ky është fundi i punës dhe ai vazhdon të shënojë. Ai e ka çuar Real Madridin në krye të ligës në La Liga. Ata po fluturojnë dhe ai është xhevahir”.

    “Kur Cristiano Ronaldo ishte atje, ai kishte përulësinë të ulej në prapavijë, sepse e dinte se çfarë i duhej skuadrës, por tani ai ka dalë nga hija”.

    “Ai është 34 vjeç dhe është numri 9 më i mirë në botë. Ai është në një nivel tjetër.

    “Ai ka gola, asistime, lidh lojën, pason dhe mund të shpejtojë dhe ngadalësojë lojën…”, përfundoi anglezi. 

    Lajmi Paraprak

    Dauti: Veprimi i profesoreshës është shkelje mbi gjakun e Abdylselam Eminit

    Lajmi i rradhës

    G7-a dënon “mizoritë ruse” në Buça

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë