Dehari reagon ndaj kallëzimit penal: në RMV lejohet gjithçka që me ligj nuk ndalohet

    Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ekskluzivisht në Click Plus në TV21 foli për procedurën që Ministria e Brendshme ngriti ndaj tij për angazhimin e avokatëve. Dehari tha se lejohet çdo gjë që nuk e ndalon ligji.

    “Neni 8 i Kushtetutës, vlerat themelore të rendit kushtetues, pra, në Republikën e Maqedonisë së Veriut e lejueshme është çdo gjë që me Kushtetutë dhe ligj nuk ndalohet. Nga këtu nisemi të gjithë. Dhe të gjithë bëjmë thirrje për respektim të Kushtetues dhe ligjeve të këtij vendi”, potencoi Fatmir Dehari – kryetar i Komunës së Kërçovës.

    Departamenti për Punë të Brendshme Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër F.D.(51) nga Kërçova për ekzistimin e dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” në bazë të nenit 353 të Kodit Penal. E për këtë Dehari tha se kjo është shqetësuese dhe shtoi se a po ndodh kjo vetëm pse ka emrin Fatmir.

    “Mesazhi është shumë shqetësues, s është fakti se kryetari i Kërçovës është një Fatmir ose një kryetar  ose një kryetar i cili për sa mandate në krye të komunës, në krye të komunës së Osllomesë pastaj edhe në detyra të tjera, për herë të parë në historinë e  e sa vjet që drejtojë institucione, nga një institucion që e kam drejtuar unë”, deklaroi Dehari.

    Dahari foli edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti. Dehari tha se Kërçova nuk është fontanë dëshirash, por siç shtoi është vullnet i shumicës së qytetarëve të saj.

    “Unë kam thënë, Kërçova nuk është fontan dëshirash e individëve, kush do qoftë ai, nisur nga unë Fatmir Dehari, unë dua të kandidohem, unë jam më i miri, unë jam bamirësi. Kërçova është vullnet i shumicës së qytetarëve të saj. Sot kemi mundësi matjesh dhe kemi mundësi për të parë se ku qëndrojmë ne të gjithë. Në asnjë moment për tre mandate, në asnjë moment, le të më demantoj nisur edhe nga kryetari i respektuar z.Ahmeti kurrë nuk e hap temën e kryetarit të Komunës së Kërçovës duke përfshirë veten time. Le të bëhen sondazhet, le të bëhen matjet, le të përfshihen më shumë njerëz, intelektual, bamirës, politik, nga sektori civil po edhe nga diaspora dhe le të dali ai që gëzon mbështetje me të madhe të qytetarëve”, shtoi Dehari.

    Lajmi Paraprak

    Programeri në krye të Shëndetësisë?

    Lajmi i rradhës

    Raporti i BE-së për 2024-n: për shumicën – gotë gjysmë e mbushur, për opozitën gjysmë e zbrazur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë