DËME TË MËDHA NË BLETARI: Mjaltë as për ilaç!

    Në komunat Dibër, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë këto ditë shoqatat e bletarëve ankohen për prodhimtarinë katastrofale të mjaltit. Sipas tyre për shkak të kushteve atmosferike që kanë të bëjnë me reshjet e shumta të shiut, kanë shkaktuar dëme të mëdha në prodhimtarinë e mjaltit. Ata thonë se do të jetë ky sezoni me prodhimtari zero të mjaltit.

    Mbi 100 bletarë të tre komunave më perëndimore të vendit me të drejt janë të shqetësuar për prodhimtarinë minimale të mjaltit që deri tani nuk ka ndodhur. Rreth këtij problemi biseduam me disa bletarë të Dibrës dhe të rajonit. Bletari Atli Dema për gazetën KOHA thotë se reshjet e shpeshta të shiut dhe temperaturat javëve që kaluan, drejtpërdrejt kanë ndikuar negativisht në prodhimtarin e mjaltit.

    “Jemi tepër të shqetësuar për situatën në kosheret e bletëve. Këtë sezon nuk do të kemi prodhimtari të mjaltit. Është një katastrofë e vërtetë e cila do të na sjell dëme të mëdha materiale. Situata është e njëjtë si në komunën e Dibrës ashtu edhe në komunat rurale Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë. Merrem me bletari disa vite dhe kjo nuk na ka ndodh asnjëherë”, thotë bletari Dema dhe shton se është një sezon i cili defakto i solli dëme të mëdha bletarisë në Dibër.

    Anëtarët e shoqatës së bletarëve në Dibër potencojnë se edhe pse bletarët në kohë kanë ndërmarr të gjithë aktivitetet për përgatitjen të bletëve, kushtet atmosferike totalisht kanë prishur planet e tyre për një prodhimtari të begatshme të mjaltit. Edhe ata bletarë të cilët kanë licenca për prodhimin e mjaltit organik, thonë se është një sezon katastrofale për bletarin dibrane. Në lidhje me situatën në sferën e bletarisë, biseduam edhe me bletarë të komunave Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostush. Takuam bletarë nga fshati Gorenc i komunës Qendër Zhupë. Edhe ata thanë se kurrë nuk ka ndodhur që bletaria të ketë një dëm të këtillë.

    “Nuk ka mundësi të presim prodhim të mjaltit ashtu siç ka qenë viteve të kaluar. Ndoshta do të ketë ndonjë sasi minimale por dëmet materiale do të jenë të mëdha. Të pakënaqur janë të gjithë bletarët nga komuna Qendër Zhupë për shkak të situatës”, thotë Adem. M nga fshati Gorenc.

    Bletarët nga Dibra dhe rajoni më i gjerë gjatë këtij viti patën dy probleme të mëdha. Në fillim arusha në Dibër dhe rajon shkaktoi dëme të mëdha në kosheret e bletëve. Plotë gjashtë bletarë patën dëme të mëdha meqë arusha totalisht shkatërroi kosheret e bletëve në disa rajone të Dibrës dhe të Zhupës. Përveç arushës, në dëm të bletarëve këtë vit ishin edhe kushtet atmosferike të cilët pamundësuan prodhimtarin e mjaltit. Prandaj këtë vit rëndë se do të ketë mjaltë organike dibrane. Kjo do të thotë se bletarët do të pësojnë dëme të shumta materiale. S

    hoqatat që veprojnë në këtë rajon paralajmërojnë kërkesa për dëmshpërblime, meqë me të vërtet ata janë teje të dëmtuar. Në një situatë të këtillë pritet që në tregun dibran dhe rajonal të vijnë në shprehje prodhimtarit të mjaltit problematik që sillet në vend nga prodhues të panjohur. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Për 13 vjet, 24 mijë nxënës më pak në RMV

    Lajmi i rradhës

    NDËRMARRJET PUBLIKE NË RMV TË MBYLLURA DHE JO TRANSPARENTE!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë