Dendias: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

    Në konferencën e përbashkët për mediat me homologen Xhaçka në Tiranë, ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias tha se zgjidhja e çështjes së detit në Hagë është shembull i mirëkuptimin mes dy vendeve.

    Ndër të tjera Dendias shpreh mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në BE.

    “Tirana është stacioni i parë i turit tim në Ballkan. Këtu ne kemi ekzaminuar të gjitha raportet dypalëshe por edhe prespektivën europiane të shqipërisë dhe do të kemi dhe një takim me kryeministrin Rama ku do të flasim për këtë çështje. Jam i lumtur që jam këtu dhe do të njoftoj me Ramën vendimin për përcjelljen e çështjes detare në Hagë.

    Të dyja vendet dëshirojmë të zgjidhim diferencat tona. Kjo është mënyra e duhur dhe e saktë për të zgjidhur divergjencat tona. Ky është një mesazh për të gjithë vendet e tjera. Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë. Dua të jem i çiltër, ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike. Ne konsiderojmë se minoriteti grek. Do doja të thoja se kisha gëzim të takoja anëtarë të komunitetit grek në Himarë dhe kryepeshkopin e  Tiranës dhe Durrësit.

    Ne iu referuam tregtisë dypalëshe dhe ekonomisë se si të thellojmë marrëdhëniet tona.  Greqia e mbështet tërësisht nisjen e negociatave, jemi të predispozuar të ofrojmë ndihmë teknike për nisjen e negociatave. Kujdesi që ne kemi për Ukrainën i tregon këtyre forcave që të destabilizojnë rajonin e gjerë. Ju falenderoj ngrohtësisht për mikëpritjen tuaj këtu.” u shpreh Dendias. /tch/

    Lajmi Paraprak

    RMV, arrestohet mësuesi për sulm seksual ndaj një fëmije

    Lajmi i rradhës

    Gjermania “shpëton” ShBA-në: Mungesë e theksuar në tregje, dërgon ushqim për foshnjet!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë