Dënime për mosrespektim e vendimit për “ngrirjen” e çmimeve

    Inspektorati Shtetëror i Tregut ka bërë të ditur masën e gjobave për tregtarët që nuk do të respektojnë vendimin e Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të disa artikujve ushqimorë. Sipas Aneta Simeska Dimoskës, drejtoreshë e ISHT-së, tregtarët janë të njoftuar për masën dhe vendimi tashmë është publikuar në “Gazetën Zyrtare”.

    “Nëse tregtarët, të cilët tashmë janë të informuar dhe i dinë të gjitha detajet, nuk e respektojnë vendimin, sigurisht që do të përballen me masat që do të merren. Sipas ligjit, ka gjoba që në varësi të madhësisë së tregtarit, janë gjoba që lëvizin nga 800 deri 1 000 euro për tregtar mikro, 1600 – 2 000 euro për tregtar të vogël, nga 3000 – 6000 për tregtar të mesëm dhe nga 7000 deri 10.000 euro gjobë për  tregtar të madh”, është shprehur Dimoska.

    Dimoska shtoi se sanksione për tregtarët të cilët nuk e respektojnë vendimin për përdorimin e qeseve të biodegradueshme, të cilat paguhen 15 denarë, mund të shqiptohen menjëherë sepse ligji nuk parashikon periudhë përshtatjeje për tregtarët.

    Lajmi Paraprak

    Opozita e përçarë, komoditet për pushtetin

    Lajmi i rradhës

    Kosova i bashkohet bojkotit diplomatik të Lojërave Dimërore të Pekinit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë