Kosova i bashkohet bojkotit diplomatik të Lojërave Dimërore të Pekinit

    Kosova ka vendosur të bojkotojë Lojërat Olimpike të Pekinit, ashtu siç ka vepruar ShBA, Australia dhe Britania e Madhe – me arsyetimin se atje shkelën të drejtat e njeriut, përkatësisht rasti me pakicën muslimane ujgure. Këtë e ka bërë të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell Nistori.

    Këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, ka deklaruar për media në Prishtinë se për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, Osmani do t’i bashkohet bojkotit ndaj Lojrave Olimpike në Pekin.

    Bojkoti diplomatik do të thotë që ekipet konkurruese do të marrin pjesë në lojëra, por presidenti i Kosovës do të bojkotojë të gjitha ceremonitë zyrtare dhe aktivitetet për krerët e delegacioneve gjatë Lojrave Olimpike në Pekin. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dënime për mosrespektim e vendimit për “ngrirjen” e çmimeve

    Lajmi i rradhës

    Zelanda e Re prezanton planin për t’i dhënë fund duhanpirjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë