Dënohet me 100 ditë burg, shkeli orën policore

    E kishte shkelur orën policore dhe ishte dënuar me 2000 euro, por me që nuk ka të holla për ta paguar gjobën, do të duhet të shkojë në burg për 100 ditë.

    Ky qytetar është nga Tetova. Ai edhe pse ka kërkuar që gjobën ta paguaj me këste nuk iu është pranuar. Tani për të ka vendim të plotfuqishëm nga gjykata e Tetovës dhe policia po e kërkon për ta burgosur.

    “Mua më ka ardhur një fletarrestim për orën policore pse kamë dalë kur ka qenë në atë kohë. Si të gjithë të tjerët që kanë dalë për një arsye, të shkojnë në market, edhe unë kam dalë për një arsye. Më kanë zënë, edhe as nuk paguhet më këste, as nuk mund ta ul çmimin ta bësh më poshtë. E gjitha është se duhet ta paguaj 2 mijë euro, a si ta paguaj, pa punë pa asgjë, është a pa logjikshme”.

    Qytetari thotë se nuk ka shkuar në gjykatë pasi kur janë zhvilluar seancat nuk ka qenë në Maqedoni.

    “Në kohën kur janë bërë seancat unë nuk kamë qenë këtu, më kanë gjykuar pa prezencë, jam ankuar për rigjykim. Edhe më erdhi letra se nuk mund të bëhet asgjë dhe se duhet ta mbash burgun”.

    A mendoni se duhet të amnistoheni?

    “Mendoj se duhet të amnistohen, se ka njerëz që nuk kanë bukë të hanë dhe të paguajnë dy mijë euro dënim është absurde, por edhe ai ça ka është shumë dënim i madh. Ta paguash dy mijë euro për në orë policore, pa marr parasysh ke dalë për ndonjë arsye nuk ke dalë kot. Nuk ke dalë të bësh ndonjë problem mendoj se duhet të amnistohen të gjithë”.

    Ndryshe nga sektori punë të brendshme në Tetovë thonë se nga fillimi i pandemisë numri i qytetarëve që janë dënuar për shkelje të orës policore, por edhe të mos respektimit të karantinës është mbi 550.
    TV21 gjatë ditës së sotme ka pyetur edhe në gjykatën e Tetovës se për sa nga këta persona ka vendim të plotfuqishëm gjyqësor, dhe sa nga këta janë dënuar me burg. Deri tani nuk kemi marr përgjigje. TV21 mëson jozyrtarisht se në gjykatën e Tetovës mbi 300 lëndë për mos respektim të orës policor edhe mos respektim të karantinës./tv21/

    Lajmi Paraprak

    Taravari paralajmëron protesta për rrëzimin e qeverisë

    Lajmi i rradhës

    Harrohet marrëveshja me Behgjet Pacollin sa i përket ndërtimit të garazheve në kate në Çair

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë