Dënohet me dy vjet e gjysmë burg pedofili nga Tearca e Tetovës

    Një i akuzuar në Tetovë duke u futur në Gjykatën Themelore në Tetovë / Foto nga arkivi

    Pedofili M.A. nga Tearca e Tetovës në bazë të nenit 193 a është dënuar me dy vjet e gashtë muaj burg. Vendimi gjyqësor u mor nga ana e gjykatës së Tetovës më 5 shtator, ndërsa 28-vjeçari M.A i është vazhduar paraburgimi deri sa vendimi të bëhët i plotfuqishëm.

    Rastin për ngacmimin e një 12-vjeçares nga Kosova u publikua në TV21, ku 28 vjeçar duke shantazhuar të miturën ka dashur që e njëjta t’i dërgojë fotografi edhe video lakuriq.

    I akuzuari e ka pranuar fajin para gjykatës së Tetovës, ndërsa më parë I njëjti nuk ka qen i akuzuar për asnjë vepër penale.

    Rastin e publikoi TV21 me 8 gusht, ndërsa me 10 gusht M.A u arrestua nga policia e Tetovës, kurse një ditë më pas Gjykata e Tetovës caktoi edhe paraburgim ndaj M.A.


    Lajmi Paraprak

    Vdekja e Salvador Allende-s

    Lajmi i rradhës

    Samiti Bërdo-Brioni: Thirrje BE-së që Kosovës t’i hiqen vizat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë