Depërtohet gruaja nga Maqedonia e Veriut pasi ishte me Covid-19 dhe hyri ilegalisht në Kosovë

    Policia e Koovës ka kontrolluar një veturë në të cilën ishin një çift me dy fëmijë, shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale, pasi gruaja ishte pozitive me COVID-19.

    Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Sarpelj të Leposaviqit, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh. Me urdhër të prokurorit, personat në fjalë janë depërtuar nga territori i Republikës së Kosovës.

    “Fsh. Sarpelj, Leposaviq, 09.01.2022 – 16:35. Policia gjatë patrullimit ndaluar automjetin me targa të huaja që e drejtonte i dyshuari shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe në veturë ishte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre. Të njëjtit kishin hyrë në Republikën e Kosovës përmes rrugës ilegale për shkak se gruaja ishte pozitive me Covid 19. Personat në fjalë pas intervistimit dhe verifikimit me vendim të prokurorit janë deportuar nga territori i Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur policia.

    Lajmi Paraprak

    Banorët e Kallnikut: Kërkojmë lokacion tjetër për qendrën për fëmijët me nevoja të veçanta

    Lajmi i rradhës

    MMPT: Kërkojmë nga komuna komision hetimor për problemet e shpeshta me ujin e pijshëm në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë