Lista e pavarur “Më mirë për Tetovën” në lidhje me mungesën e ujit të pijshëm në Tetovë kërkon sqarime për problemin kronik me ujin. MMPT thotë se është e nevojshme formimin e një komisioni hetimor ekspertësh që do të bëj vlerësimin e projektit, dokumentacionit të tenderimit dhe punën e realizuar në terren, me të cilat do përcaktohen shkaqet e problemeve të shpeshta që kemi, shkruan Nistori.
“Kryetarit të Komunës do t’i kërkojmë formimin e një komisioni hetimor ekspertësh që do të bëj vlerësimin e projektit, dokumentacionit të tenderimit dhe punën e realizuar në terren, me të cilat do përcaktohen shkaqet e problemeve të shpeshta që kemi. Nëse do të konstatohen keqpërdorime apo improvizime, personat përgjegjës dhe kompanitë realizuese duhet të bëhen publike. Qytetarët kanë nevojë për sqarime, përgjegjësi dhe zgjidhje!” – thonë nga MMPT.
Ndryshe, tetovarët përballen me mungesë të ujit që nga 5 janari i këtij viti, kjo për shkak të defektit në rrjetin e ujësjellësit. /Nistori/