Deputetët e RMV-së pritet të votojnë mbi protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

    Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në mesditë do ta mbajë seancën e 82-të, ku në rend të ditës, mes tjerave, janë ratifikimet e protokolleve për aderimin e Republikës së Finlandës dhe të Mbretërisë së Suedisë në NATO.

    Në këtë seancë, deputetët do të prononcohen për propozimin për ratifikim të Protokollit ndaj Marrëveshjes veriatlantike lidhur me aderimin e Republikës së Finlandës dhe për Propozim të ligjit për ratifikim të Protokollit ndaj Marrëveshjes veriatlantike lidhur me aderimin e Mbretërisë së Suedisë, që Qeveria i ka parashtruar në Kuvend.

    Në seancën e 82-të të Kuvendit janë ftuar përfaqësaues të korit diplomatik në vend, anëtarët e Qeverisë dhe presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Pas NATO-samitit në Madrid, që është mbajtur nga fundi i muajit të kaluar, më 5 korrik të vitit 2022 përfaqësuesit e 30-të shteteve-anëtare të NATO-s në Bruksel i kanë nënshkruar protokollet ndaj Marrëveshjes veriatlantike lidhur me aderimin e  Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës.

    Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila zyrtarisht u bë anëtare e NATO-s më 27 mars të vitit 2022, për herë të parë ratifikon protokolle të vendeve të reja aspirante për anëtarësim në Aleancë. 

    Lajmi Paraprak

    A kontrollohet VMRO-DPMNE-ja nga Gruevski? | Mickoski: Këto akuza janë qesharake

    Lajmi i rradhës

    AUV: Konfirmohet rast i ri i murtajës afrikane në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë