Deputetët: Maqedonia sot vendos nga perëndimi apo lindja!

    Atmosferë e shtendosur dukej para fillimit të seancës në Kuvend. Deputetët hallin më të madh e kishin se ku ti parkojnë makinat. Disa kujdeseshin të vijnë me radhë që të kenë rastin të flasin para mediave. Pati mendime të ndryshme nga gjitha partitë politike lidhur me pritjet për ndryshimet kushtetuese.

    “Në momente të këtilla gjithë duhet të jenë optimistë dhe nuk guxojmë ta humbim shpresën, pavarësisht a do të kemi sot numrat ose jo, ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në momentin e fundit”, deklaroi Arta Bilalli-Zendeli, BDI.

    “Mos të hyjmë në prognoza, sot është ditë e rëndësishme ku do të shohim. Sipas informatave ‘Frontin Evropian’ e kanë pasur vetëm për ta mbajtur gjallë qeverisjen, jo integrimet apo interesat strategjike të shtetit”, u shpreh Izet Mexhiti, Lëvizja Demokratike.

    “Pres një debat konstruktiv siç i ka hije Kuvendit, por nuk pres që sot do të ketë votim, pos diskutimit”, tha Maja Moraçanin, PRD.

    Në pyetjen nëse i kanë siguruar numrat për të kaluar ndryshimet kushtetuese, ata thanë se sot është parakusht që fillimisht ti sigurojnë numrat për nevojën e hapjes së Kushtetutës.

    “Çfarë më pyesni mu për numra, pyetni Aliun” – Menduh Thaçi, PDSH.

    “Asgjë, nuk pres asgjë! Nuk do të kaloj. Mund ta zvarrisin LSD pak dhe aq. Ne do të votojmë kundër por nuk do ta vënë në votim”, u shpreh Dimitar Apasiev, Levica.

    “Asgjë, nuk do të ketë ndryshim jashtë asaj që kemi thënë më herët. Fuqia politike nuk është për të pasur ndryshime kushtetuese, do të bëjmë tendencën tonë por nuk pres të ketë ndryshime kushtetuese”, tha Skënder Rexhepi, Deputet i pavarur.

    Disa ishin të mendimit që nëse nuk kalojnë ndryshimet do të ketë zgjedhje të parakohshme, por kjo nuk do të ishte zgjidhja e mirë për vendin, kurse disa të tjerë druajnë se këto zvarritje i konvenojnë Bullgarisë.

    “VMRO është partia që e çon ujin në mullirin e Bullgarisë, që nëse ata angazhohen për mbrojtjen e identitetit maqedonas dhe nëse nuk i nisim negociatat për BE, mund të ketë një fluks më të madh të maqedonasve që do të marrin pasaporta bullgare” – Halil Snopçe, ASH.

    “Shpresoj se sot çdo deputet duhet ta mendoj mirë sepse kjo shanse nuk ofrohet çdo ditë dhe bëhet fjalë për të ardhmen e vendit tonë” – Arben Ziberi, BDI.

    “Ne kemi bindje të thellë se do të votohet, ne kemi besim në proces andaj jemi bërë pjesë e procesit. Mendoj se të gjithë deputetët do të jenë në nivel të vetëdijes për ta kuptuar këtë moment historik” – Elmi Aziri, ASH.

    Kreu i Lidhjes Demokratike tha se do të votoj kundër, duke shprehur pakënaqësitë ndaj kryeministrit Kovaçevski të deklaratës së një dite më parë që ka akoma deputet nga ish strukturat e UDB-së serbe.

    “Nga UDB-ja ka vetëm një deputet që ka pas punuar atje, ai është anëtar i LSDM. Aktualisht punon në ASK. Madje sekretari gjeneral është Udbash, kryetari i komisionit për politikë të brendshme është Udbash kështu që ka më tepër dhe mos ti themi kush ishin bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete të UDB-së, të cilët tani janë bashkëpunëtorë të Kovaçevskit” – Pavle Trajanov, LD. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kuvendi miratoi rendin e ditës për nevojën e ndryshimeve Kushtetuese

    Lajmi i rradhës

    Alternativa: Sot qeveria dëshmoi se e ka dert pushtetin e jo integrimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë