Deputeti i LSDM-së fotografohet duke luajtur në celular gjatë fjalimit të Kovaçevskit

    Përderisa kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën plenare po mbante fjalim hyrës para deputetëve, ku në rendin e ditës është propozimi për aderim në ndryshimin e Kushtetutës, bashkëpartiaku i tij, deputeti i LSDM-së, Dragoljub Filipovski është fotografuar duke luajtur tavëll në celularin e tij.

    Fotografia është shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale dhe ka marrë mjaft komente.

    Seanca parlamentare e cila ishte paraparë të fillojë në orën 11:00, nisi me vonesë për shkak të mungesës së deputetëve.

    Deputetët në Kuvend po debatojnë për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, me çka bullgarët dhe disa komunitete tjera do të përfshiheshin në Preambulën e Kushtetutës së RMV-së

    Lajmi Paraprak

    Mos u bërtisni fëmijëve

    Lajmi i rradhës

    1.8 milionë për ujësjellës të ri në Kumanovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë