Deri kur Shkëndija dhe Renova do t’i luajnë ndeshjet ndërkombëtare jashtë Tetovës?

    Fotografia: Emir H | 24.09.2020 Ndeshja Shkendijë vs Tottenham

    Stadiumi i Tetovës vazhdon të jetë në këtë gjendje. Ndonëse ka 3 ekipe si Shkëndija, Renova dhe Teteksi, qyteti nuk po bëhet me stadium siç i ka hije.

    “Kjo është njëra nga hyrjet e stadiumit të qytetit të Tetovës, ndërsa tifozët duhet të kalojnë mes mbeturinave dhe këtyre thereve për të parë ekipin e tyre të zemrës.”

    Qytetarët duan që të kenë stadium të ri, që edhe ndeshjet evropiane t’i ndjekin në Tetovë, e jo të shkojnë në Shkup.

     “Mendoj se Shkëndija moti e meriton që t’i ketë të gjithë kushtet. Ajo na përfaqëson të gjithëve shqiptarëve në Evropë që del me ndeshjet ndërkombëtare dhe kjo nuk vihet asnjëherë në dyshim. Janë të njëjtat probleme. Të thuash se është në Afrike.”

    “Stadiumi mirë është fusha po mendoj, se bankina duhet të rregullohet se s’ka kushte.”

    “Patjetër se duhet, gjithmonë ne shkojmë.”

    Kryetari i Tetovës Bilall Kasami thotë se stadiumi i qytetit ka një marrëveshje me një kompani private, ndërsa ai pret që gjatë vitit 2022 të fillojnë punët për rregullimin e stadiumit.

     “Aty jemi në kontakt të rregullt me kompaninë koncesionere e cila duhet të merr aktivitet të rregullt në lidhje me rikonstruimin e stadiumit. Ka pasur disa kërkesa për të cilat jemi në shqyrtim për t’i zgjidhur edhe problemet të cilat janë paraqitur dhe unë besoj që brenda këtij viti do të kemi mundësi që të fillojmë punët për rikonstruimin e stadiumit të qytetit”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

    Ka vite që premtohet rregullimi i këtij stadiumi, por deri tani vetëm fjalë. Është rregulluar vetëm fusha e futbollit dhe ndriçimi. Ekipet tetovare për shkak të kushteve të këqija deri tani ndeshjet ndërkombëtare i kanë zhvilluar jashtë Tetovës. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Investimet kapitale në RMV kërkojnë koncept të ri

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Brengosem për situatën brenda RMV-së, por edhe zvarritjen e situatës gjeo-politike në rajon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë