DERIVATET E NAFTËS | Qytetarët: Çmimet janë shumë të larta, madje në Gjermani më lirë se këtu

    AKSION ARTISTIK “PËR ÇMIMET – VETËM QIELLI ËSHTË KUFIRI”

    Për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, veturat mbeten mjetet më të preferuara për të shkuar në vendin e punës. Sipas Regjistrimit të Popullsisë së vitit të kaluar, 35% e qytetarëve kanë përdorur automjetet e tyre për të mbërritur në punë. Autobusin e kanë shfrytëzuar 7%, biçikletën 2.3%, trenin e shfrytëzojnë 0.06%, kurse çdo i pesti në vendin e punës shkon në këmbë.

    Qytetarët thonë se për shkak të çmimeve të larta të derivateve të naftës, do të kërkojnë zgjidhje tjera për të shkuar në punë; me transport publik, në ditët me diell me biçikletë ose me forca të bashkuara me kolegë të punës. Çmimet i vlerësojnë si katastrofike.

    “Çmimi i naftës është 120 denarë, çmimet janë rritur të gjitha, nuk e di se çfarë të bëjmë”, deklaroi një qytetar.

    Për TV KlanM qytetari tjetër thotë se “Kjo rritje është katastrofike, benzina nuk është më luks, patjetër duhet të kesh makinë në shtëpi se jeta është e tillë, na duhet. Unë punoj te Dauti Komerc, në këmbë nuk mund të shkoj larg e autobus nuk ka dhe patjetër të shkoj me makinë, dhe për ne që shkojmë me makinë s’mbetet asgjë.

    “Çmimet janë shumë të larta, si në Gjermani, atje është edhe më lirë, benzina 2 euro ndërsa në Gjermani 1,95 euro”.

    Qendra për Arte Bashkëkohore ka realizuar një aksion artistik ku kanë paralajmëruar një sërë aksionesh kushtuar rritjeve enorme të çmimeve të karburanteve dhe uljes së standardit jetësor të qytetarëve. Aksioni artistik titullohet “Benzina e Artë – vetëm qielli është kufiri për çmimet”.

    “Javët e fundit, qytetarët e RMV-së por edhe të rajonit për një rezervuar paguajnë më shumë se sa që nëpër bursa kushton 1 gram ar – rreth 3.600 denarë kundrejt 4000 – 5000 denarë sa kushton një rezervuar me karburantë. Në fakt, shumica shtrojnë pyetjen nëse rezervuaret i mbushim me uiski, parfume ose karburantë, për shkak se një litër karburant javët e fundit është më shtrenjtë se një litër verë dhe gati dyfish më shumë se një litër birrë apo lëngje pemësh”, kanë thënë  nga Qendra për Arte Bashkëkohore.

    Qëllimi është që përmes performancave të këtilla t`i rikujtojë kompetentët se me heqjen e masave anti-krizë për derivatet e naftës, qytetarët përballen me vështirësi të mëdha për t`i kryer obligimet ditore, kurse rreth 100.000 qytetarë në mënyrë të drejtpërdrejtë varen nga çmimet e derivateve. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Rruga për në “Kozle” assesi të rikonstruktohet, Jakimovski nuk premton asnjë afat kohor

    Lajmi i rradhës

    Bebet që ushqehen me shishe janë po aq të lidhura me nënën sa ato që ushqehen me gji

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë