Derivatet e naftës | Shtrenjtohet edhe dizeli edhe benzina

    Çmimi i dizelit prej mbrëmë në mesnatë rritet për dy denarë për litër, ndërsa benzina shtrenjtohet për gjysmë denari për litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE). Me vendimin kryhet rritje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,24 për qind.

    Nga data 11.1.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

    Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 75,50 (denarë/litër)
    Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 77,50 (denarë/litër)
    Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 67,50 (denarë/litër)
    Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 67,50 (denarë/litër)
    Mazut М-1 SU – 41,724 (denarë/kilogram).

    Në periudhën e kaluar shtatëditore, çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje te benzina për 2,051 %, te nafta për 4,978%, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 5,031 %, ndërsa te mazuti ka ulje për 4,704%.

    Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,101%.

    Lajmi Paraprak

    Mendime të trishta në një ditë sulmi…

    Lajmi i rradhës

    Xhudistët nga Kosova nuk ndalen! 6 medalje në turneun ndërkombëtar në Slloveni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë