Xhudistët nga Kosova nuk ndalen! 6 medalje në turneun ndërkombëtar në Slloveni

    Federata e Xhudos e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të marrin 6 medalje në turneun ndërkombëtar në Lendava të Sllovenisë.

    Turneu ndërkombëtar që u mbajt gjatë së dielës ishte për grupmoshat U12, U14, U16, U21.

    Pjesëmarrës atje ishin 184 garues dhe 32 klube nga 4 shtete.

    Nga Kosova në këtë turne morën pjesë 6 garues në grupmoshën U21, nga të cilët 4 të artë, një i argjendtë dhe një i bronztë.

    Bashkë me ta kanë udhëtuar edhe trajneri Driton Kuka dhe ndihmës trajnerët Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.

    Të artë:
    Dardan Cena -73 kg
    Anes Veseli -100 kg
    Fatjona Kasapi -57kg
    Dëbora Gjakova -63 kg

    I argjendtë:
    Muhamedin Veseli -66 kg

    I bronztë:
    Rios Kuka +100 kg

    Lajmi Paraprak

    Derivatet e naftës | Shtrenjtohet edhe dizeli edhe benzina

    Lajmi i rradhës

    Rrezatime kuptimore dhe estetike të “Mështeknajës…” së Lindita Ahmetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë