Deskoska: Me ligjin e ri katër anëtarë të familjes mund të legalizojnë katër ndërtesa pa leje

    Ish-ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska thotë se Ligji i ri për legalizimin e objekteve pa leje duhet të tërhiqet. Ajo shprehu mospajtimin e saj me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në debatin e sotëm publik që u organizuar nga Komisioni Anti-korrupsion.

    Zgjidhja ligjore përpunohet pas vërejtjeve në opinion dhe pasi presidenti Pendarovski refuzoi të dekretojë ligjin.

    “Ministri Boçvarski tha se legalizimi nuk mund të bëhet nëse ndërtesa nuk do të jetë një vendbanim sipas numri të letërnjoftimit. Por edhe kjo pjesë ka zbrazëti për shkak se anëtarët e një familje mund të jetojnë në adresa të ndryshme, që do të thotë katër anëtarë të një familje mund të legalizojnë katër ndërtesa pa leje”, tha Deskoska.

    Boçvarski më herët tha se askush nuk mund të legalizojë shtëpiza dhe objekte që ndodhen në pjesët e mbrojtura dhe se sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në Maqedoni ka rreth 50 ndërtime pa leje.

    Lajmi Paraprak

    Si të përgatisni akullore në kushte shtëpie

    Lajmi i rradhës

    Gjon Mili, shqiptari që revolucionarizoi artin e fotografisë (FOTO)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë