Dhuna në shkollat e RMV në përmasa shqetësuese

    45% e nxënësve të vendit konsiderojnë se është në rregull që dikush t’i godasë apo të godasin dikë, ndërsa 36% e nxënësve rregullisht i zgjidhin mosmarrëveshjet me dhunë fizike. Vetëm 29,6 % e nxënësve kanë thënë se ndjehen të sigurt në shkollë, 14 % e nxënësve muajin e kaluar kanë qenë viktimë e dhunës në shkollë ndërsa rreth 10% e nxënësve janë detyruar të përdorin dhunë.

    Sipas drejtuesit të Koalicionit të Organizatave Rinore “TANI” këto fakte tregojnë se dhuna është e pranishme brenda shkollave ndërmjet nxënësve dhe në mënyrë intensivë ka dhunë e sidomos dhuna ndërmjet moshatarëve.

    “Këto fakte tregojnë se gjithçka që duhet të bëhet është që të përfshihen dhe të angazhohen të gjithë palët e prekura, të gjitha subjektet në shkolla, të gjitha shërbimet profesionale dhe stafi mësimor dhe mbi të gjitha nxënësit dhe organizatat e nxënësve në drejtim të parandalimit të dhunës e cila po ndodhë në shkolla”, tha Zoran Ilievski – drejtor ekzekutiv nga koalicioni i organizatave rinore “tani”, tha Zoran Ilievski – drejtor ekzekutiv nga koalicioni i organizatave rinore “Tani”.

    Përveç dhunës fizike po ashtu edhe mënyra më e shpeshtë e dhunës ndërmjet të rinjve është edhe dhuna e cila njihet si “Cyberbullying” apo “Bullingu kibernetik” thonë nxënësit.

    “Shpesh kemi hasur ankesa kundrejt llojeve të ndryshme të dhunës të cilat ceken neper shkollat e mesme në të gjithë RMV-në, si dhunë fizike, dhunë verbale, bulling kibernetik dhe lloje të ndryshme të cilat ndodhin neper shkolla, konkretisht nuk kam hasur në ndonjë lloj të dhunës por kam qenë prezent në diskutime të bashkë moshatareve kur kanë shprehur ankesat e tyre ndaj dhunës të cilën e kanë përjetuar”, u shpreh Anila Shullani – nga unioni i nxënësve të shkollave të mesme.

    “Ka forma të ndryshme të dhunës, dhuna fizike është ajo që unë kam qenë dëshmitarë në shkollat fillore, në shkollat e mesme është më e ngritur vetëdija tek nxënësit dhe mendoj se dhuna fizike është më pak prezentë por dhuna verbale, diskriminimi janë më të pranishme por edhe me zhvillimin e mediumeve sociale mendoj se të rinjtë ndjehen më të lirë që të shprehin dhunë duke komentuar dhe fjalë negative”, tha Jana Nikolovska, nxënëse.

    Fokusi kryesor i këtij panel diskutimi ishte nevojat dhe sfidat e shkollave në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të formave të ndryshme të dhunës ku në këtë panel diskutimi morën pjesë mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesionalë nga shkollat fillore dhe të mesme, institucionet, organizatat e shoqërisë civile dhe nxënës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ushqimet që nuk duhen konsumuar nëse vuani nga veshkat

    Lajmi i rradhës

    Pëshpërima prapa perdeve: Nënat rrëfejnë vështirësitë gjatë luftës në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë