“Dhuna nuk mund të çojë në drejtësi”, Papa bën thirrje për paqe në Lindjen e Mesme

    Papa Leo XIV ka përsëritur thirrjen e tij për paqe në Lindjen e Mesme.

    “Të dashur vëllezër dhe motra, për dy javë popujt e Lindjes së Mesme kanë vuajtur dhunën e tmerrshme të luftës”, tha Papa në lutjen e tij javore Angelus në Vatikan.

    “Mijëra njerëz të pafajshëm janë vrarë dhe shumë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre”, shtoi ai.

    “Ripërsëris afërsinë time me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në sulmet që kanë goditur shkollat, spitalet dhe zonat e banimit”, vazhdoi Papa Leo.

    “Në emër të të krishterëve të Lindjes së Mesme dhe të të gjitha grave dhe burrave me vullnet të mirë, u drejtohem atyre që janë përgjegjës për këtë konflikt”, tha Papa.

    “Armëpushim! Le të rihapen shtigjet e dialogut”, përfundoi ai.

    Sipas Papa Leos, dhuna nuk mund të çojë kurrë në drejtësinë, stabilitetin dhe paqen që njerëzit presin.

    Lajmi Paraprak

    Si rrezikon Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

    Lajmi i rradhës

    HALL MBI HALL

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë