HALL MBI HALL

    Eric Clapton (përshtatje e vargjeve të Otis Rushit nga kënga e tij “Double Trouble”, 1959)
    Përktheu: Agron Shala

    Rri zgjuar natën
    Oh, krejt përtokë, shumë i trazuar
    S’mund të gjej punë
    Më pushuan dhe tani kam hall mbi hall

    Hej, hej, që t’ia dalësh mbanë duhet të përpiqesh
    Loçkë, kjo nuk është gënjeshtër
    Disa nga ky brez janë milionerë
    Kurse unë s’kam as rroba të hairit për të veshur

    Qeshin me mua kur eci
    Dhe s’kam asnjë vend ku të shkoj
    Taksirati dhe telashet më kanë zaptuar
    S’kam asnjë qindarkë për të treguar

    Hej, hej, që t’ia dalësh mbanë duhet të përpiqesh
    Loçkë, kjo nuk është gënjeshtër
    Disa nga ky brez janë milionerë
    Kurse unë s’kam as rroba të hairit për të veshur

    Lajmi Paraprak

    “Dhuna nuk mund të çojë në drejtësi”, Papa bën thirrje për paqe në Lindjen e Mesme

    Lajmi i rradhës

    Thesaret kulturore të Iranit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë