“Dialogu strategjik mes RMV-së dhe ShBA-së jep rezultate”

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në margjinat e Seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, realizoi takim me Gabriel Eskobar, zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe përfaqësues i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, me ç’rast janë përqëndruar edhe në dialogun strategjik.

    Siç kumtoi MPJ-ja, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë që Dialogu strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës tashmë po jep rezultate fillestare në formën e granteve amerikane që synojnë forcimin e sundimit të ligjit, kulturën dhe mbrojtjen. Ky zhvillim i bashkëpunimit është një tjetër konfirmim i aleancës shumëvjeçare dhe partneritetit të fortë strategjik mes dy vendeve.

    “Ne jemi të përkushtuar që të përcaktojmë aktivitetet e ardhshme që dalin nga Dialogu Strategjik dhe synojnë forcimin e proceseve reformuese dhe garantimin e progresit dhe prosperitetit demokratik të vendit. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndër vite, me theks të veçantë në procesin tonë të integrimit evropian si veçanërisht i rëndësishëm për stabilitetin e përgjithshëm rajonal”, theksoi Osmani.

    Në të njëjtën kohë, thuhet, në takim u përshëndet aleanca mes dy vendeve në kuadër të NATO-s, ndërsa u theksua mbështetja për Ukrainën dhe përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e parimeve dhe vlerave moderne demokratike, si dhe u dënua ashpër invazioni ushtarak rus.

    Lajmi Paraprak

    E pranon edhe Rustemi: Autostrada Tetovë – Gostivar nuk i plotëson kushtet

    Lajmi i rradhës

    SAShK-u kërkon që Qeveria e RMV-së të gjej zgjidhje për krizën energjetike nëpër shkolla

    Lajme tjera

    Gardhet që ndajnë Europën

    María Martín & Silvia Ayuso & Jolanda Clemente Fantazma e mureve po e përndjek sërish Evropën. Tre dekada pas rënies së Murit të Berlinit, rishfaqet sërish pyetja: A duhet të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë