E pranon edhe Rustemi: Autostrada Tetovë – Gostivar nuk i plotëson kushtet

    Drejtori i “Rrugëve Shtetërore të Maqedonisë”, Ejup Rustemi, i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” e ka pranuar publikisht se autostrada Tetovë-Gostivar nuk i plotëson kushtet për t’u emëruar si e tillë, por ka evituar disa herë pyetjen se pse paguhet atëherë kjo autostradë. Të vetmen përgjigje që dha ishte se kështu ka qenë prej viti 1995.

    “Autostrada Tetovë-Gostivar nuk i plotëson kushtet për të qenë autostradë. Për atë arsye është pjesë e Koridorit të 8-të që është parparë të lidhet marrëveshje me Bektel-Enkën. Ajo rrugë paguhet prej vitit 1995 edhe pse nuk i plotëson të gjitha kushtet sepse kështu është vendosur nga viti ’95.”- tha Rustemi.

    Punët po ecin mirë në autostradën Shkup-Bllacë

    Rustemi tha se në autostradën Shkup-Bllacë po punohet në maksimum, por janë shfaqur probleme të shumta prandaj ende nuk janë përfunduar dy kilometrat e para.

    “Po bëjmë maksimumin që rruga Shkup-Bllacë të mbarojë sa më shpejt. Kur nuk jep kontributin e mjaftueshëm, kur nuk angazhohesh 100 për qind në këtë proces, ndodh ndonjëherë që ka problem reale që nuk mund t’i tejkalojmë. Duhet të kemi parasysh se kur bëjmë fjalë për rrugë të tilla, varësisht si është projektuar dhe çfarë projekti kemi. Punët po ecin mire. Nga dita e pare që kam marrë detyrën i jam përkushtuar autostradës Shkup-Bllacë.”, shtoi Rustemi.

    Drejtori Rustemi konsideron se pjesa e “Rrugës së Arbrit” që do të lidhet me Shqipërinë do të jetë nëpërmjet Kërçovës. Sipas drejtorit Rustemi është një rrugë magjistrale prej 20 km që do të lidhë Kërçovën me Dibrën dhe veç më ka filluar dhe pritet të përfundojë në nëntor të vitit 2023.

    Lajmi Paraprak

    Bislimovski: Çmimi i rrymës nuk do të ndryshojë deri në fund të vitit

    Lajmi i rradhës

    “Dialogu strategjik mes RMV-së dhe ShBA-së jep rezultate”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë